e hënë, 23 qershor 2008
Del Piero: Ndoshta do të tërhiqem
Menjëherë pas përjashtimit të Italisë nga Euro 2008, pas e ekzekutimit të penalltive, ku Spanja doli më e suksesshme, sulmuesi veteran, Alessandro Del Piero, ka pranuar se ndoshta është koha që të largohet nga Kombëtarja. Del Piero, i cili duhej ta gjuante penalltinë e peste të italianëve, ka thënë se pavarësisht se dikush do të akuzohet për eliminimin, humbja është dëshpëruese për të gjithë. “Është i njëjti dëshpërim dhe dhimbje, pavarësisht se në sa turne merr pjesë”. “Penalltitë janë lotari dhe fatkeqësisht duhej të vendosnin ato. Dy vjet më parë ne fituam me penallti, ndërsa këtë herë humbëm. Prandaj, nuk duhet fajësuar De Rossin ose Di Natalen”. “Nuk është lehtë tani të thuhet se çka shkoi mirë dhe çka shkoi keq, ajo që vlen të përmendet është rezultati, ne jemi jashtë”. Ndërsa sa i përket Kampionatit Botëror 2010, 33-vjeçarri pranoi se ai ndoshta nuk do të jetë pjesë e Azzurrëve deri atëherë. “Është një rrugë e gjatë deri në Kampionatin Botëror. Unë e kam të njëjtën dëshirë për të luajtur për Kombëtaren, mirëpo duhet të shohim se çka do të ndodh me kalimin e viteve”, ka thënë kapiteni legjendar i Juventusit.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment