e hënë, 9 qershor 2008

Alonso dhe Liverpool akordohen me Juventusin

Drejtuesit e klubit anglez, Liverpool si dhe agjenti i lojtarit spanjol i radheve te kesaj skuadre kane rene dakord per transferimin e spanjolit ne radhet e Zonjes se Vjeter. Lojtari do te transferohet ne Torino pas perfundimit te Euro 2008, dhe do te firmose nje kontrate 5-vjecare me klubin e Juventusit, duke perfituar page prej 3.5 milione euro ne vit, si dhe bonusin e ofruar nga klubi, ne qofte se Juventusi do te fitoje trofe sezonin e ardhshem. Kartoni i lojtarit ekipit bardhezi nga Torino do t'i kushtoje 18 milione euro. Xabi Alonso ka shprehur edhe deshiren e tij per te luajtur ne nje klub kaq prestigjioz sic eshte Juventus, si dhe deshiren per te luajtur ne krah te shume kampioneve sic jane Del Piero, Buffon, Nedved, Trezeguet, Camoranesi si dhe Amauri. Ai ka thene se te luash perkrah ketyre emrave, do te jete nje enderr per secilin lojtare. Me ne fund ka shtuar se ne qofte se behet realizimi i transferit per ne Juventus, do te jete nje prefesionalizem per sa i perket karrieres dhe pervojes se tij si lojtare. Alonso ka luajtur ne kampionatin e Spanjes dhe ne ate te Anglise, dhe pjesemarrja e tij ne kampionatin italian do te kishte permbushur gjithe karrieren e tij profesionale.

Nuk ka komente: