e martë, 3 qershor 2008

Trezeguet në drejtim të Barcelonës?

Agjenti i sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, nuk e përjashton një kalim të francezit tek Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës. Siç ka shkruar “La Stampa”, trajneri i ri i Barcelonës, Pep Guardiola, e sheh Trezeguet si një zëvendësim ideal për sulmuesin në largim Samuel Eto'o. “Por, oferta do të duhet të jetë shumë e lartë për të bindur Juventusin të qenë dorë nga një sulmues i qendrës i një niveli të tillë”, ka thënë agjenti i lojtarit, Antonio Caliendo. Barcelona shihet se do të ofrojë ofertë prej 30 milionë euro, për te marrë yllin francez të radhëve të Juventusit, David Trezeguet.

Nuk ka komente: