Juventus edhe njehere ka bere te qarte se nuk kane ndermend te largohen nga sulmuesi i tyre David Trezeguet, duke e refuzuar e oferten te cilen e ofruan drejtuesit e klubit katalanas, Barcelona. Jean-Claud Blanc, administratori i deleguar i Zonjes se Vjeter ka bere te qarte se Trezeguet do te jene ne planet e klubit ne vitet e ardhshme dhe se nuk deshirojne ta shesin ne ndonje klub tjeter. Trajneri i ri i Barcelones, Josep Guardiola, e ka vene ne rend te pare sulmuesin Trezeguet per perforcimin e sulmit katalanas, duke ditur se eshte shume i sigurt largimi i kamerunasit Samuel Eto'o. Barcelona ka ofruar ne arkat e Juves nje shume prej 25 milione euro, si dhe mbrojtesin meksikan Rafael Marquez. Kjo oferte nuk i ka joshur drejtuesit bardhezinj, dhe kane thene se David nuk eshte ne shitje.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment