e hënë, 23 qershor 2008

Ricardo Quaresma afer Juventusit?

Mesfushori anesor i Portos, Ricardo Quaresma duket se do te vazhdoje ne Juventus. Lajmin e bejne te ditur disa gazeta qe vijne nga Portugalia, te cilat theksojne se Juventus eshte teper i interesuar per lojtarin. Shuma e larte e lojtarit mund qe te paraqese shpifje ne merkaton e Juves, mirepo drejtuesit bardhezinj kane ndermend disa opsione per ceshtjen e Quaresmas. Ata jane te gatshem te japin nje shume rreth 20 milione euro si dhe lojtarin Tiago Cardoso Mendes, per te ardhur ne sherbimet e Ricardos. Gjithcka do te dihet ne ditet ne vazhdim, ku Juventusi, Porto si dhe agjenti i vete lojtarit do te fillojne bisedime per kete ceshtje. Porto eshte ne pritje te 40 milione eurove, mirepo ka gjasa qe me kete oferte joshese te Juventusit te binden per tu larguar nga lojtari i tyre me i mire. Juventusi tash me eshte duke e sfiduar kundershtarin e tyre ne Serie A, Interin, pasi qe Jose Mourinho, trajneri i ri i zikalterve eshte ne kerkim te Quaresmas. Ranieri theksoi se do te ishte nje detyre e shkelqyer e drejtuesve tane, ne qofte se e sjellin ne Corso Galileo Ferraris Yllin Portugez, Ricardo Quaresma.

Nuk ka komente: