e shtunë, 28 qershor 2008

Blanc: Kemi per te shpenzuar edhe 65 milione euro!

Administratori i deleguar i Juventusit, Jean-Claude Blanc, ka pohuar se Juventus do te shpenzoje ne kete merkato verore edhe 65 milione euro. Ne deri me tani kemi shpenzuar nje shume te larte te hollash, duke cekur transferimin e brazilianit Amauri per nje shifer prej 22.5 milione euro, 3.5 milione euro gjithashtu per kartonin bashkepronas te mbrojtesit De Ceglie si dhe afer 1 milione euro per te riun Albin Ekdal. Dmth 27 milione euro totalisht ka shpenzuar deri me tani klubi bardhezi per te perforcuar radhet e tyre. Duhet cekur edhe ardhjen me kosto zero te suedezit Olof Mellberg, si dhe rikthimin e Sebastian Giovincos dhe Claudio Marchisios. Por Zonja nuk ndalet ketu. Edhe pse jemi ne nje periudhe te zheget verore, merkato juventine punon pa nderprere. Blanc ka spjeguar qarte se Juventusi do te kete nje periudhe te gjate merkatoje. 65 milione?! A thua chfare do te behet me keto shifra. Pa dyshim se Juventusi do te perfitoje edhe nga shitja e lojtareve. Tiago dhe Almiron? Te dy lotjaret padyshim se do te jene ne shitje, dhe kartoni i tyre arrine shifrat e 20 milionave. Raffaele Palladino do te jete ne bashkepronesi me Genoan. Juventus nga kjo bashkepronesi e Palladinos do te perfitoje 6 milione euro. Shume i sigurte shihet edhe largimi i Iaquintas. Ai, sic thone mediat italiane do te transferohet ne ekipin e Romas, per nje shifer prej afro 13 milione euro. Situate e njejte e pret edhe mbrojtesin Jonathan Zebina, i cili do te largohet nga klubi bardhezi per nje shifer jo me pak se 6 milione euro. Keshtu qe me shitjen e ketyre lojtareve Juventusi do te perfitoje 45 milione euro te plota, te cilat do t'i shpenzoje per perforcime ne skuader. 20 milione euro do te shpenzohen nga vete te ardhurat e skuadres qe barazon shifrat me 65 milione euro. 65 milione euro?! Shume qe per nje skuader si Juventusi padyshim se eshte e mjaftueshme per te perforcuar repartin e skuadres. Objektivi i pare padyshim se eshte braziliani Diego Ribas da Cunha i radheve te Werder Bremen. Kartoni i tij nuk qendron me teper se 25 milione euro. Ai ka shprehur deshiren e tij per te luajtur ne klubin bardhezi te Juventusit, pasi qe eshte nje skuader me nje histori te gjate si dhe me miliona tifoze ne bote. Objektivi i dyte eshte Xabi Alonso, i cili duket se do te transferohet ne Torino per nje shifer prej 18 milione euro. Gjithcka ne lidhje me Alonson do te percaktohet gjate fillimit te javes se ardhshme, ku Alonso do te kthehet ne Spanje pas finales se Euro 2008. Edhe Bastian Schweinsteiger eshte vene ne shenjestren e Juventusit. Bayern Munchen kerkon per lojtarin e tyre gjerman 20 milione euro, mirepo Juventusi mund qe ta bleje per nje shifer me te ulet se 20 milione euro, pasi qe lojtarit kontrata me Bayern Munchen i skadon vitin e ardhshem. Keshtu qe Bastian mund te transferohet ne Juventus per 17 milione euro. 5 milione euro do te mundohemi te blejme ndonje mbrojtes qendror, sic eshte Cristian Zapata i radheve te Udineses. Blanc ka thene per Juventus Channel se do te beje cmos, vetem e vetem qe Juventusi te behet fuqi europiane, pse edhe boterore e futbollit universal.

Nuk ka komente: