e hënë, 9 qershor 2008
Del Piero: Dua të jem kapiten i Italisë
Pas lëndimit të kapitenit Fabio Cannavaro, kombëtarja e Italisë duhet të caktojë një kapiten të ri, ndërsa Del Piero ka thënë se është i gatshëm ta marrë përgjegjësinë për të drejtuar skuadrës. Derisa Cannavaro është jashtë kampionatit për shkak të lëndimit, futbollisti me më së shumti paraqitje në përbërjen e Italisë është Alessandro Del Piero, i cili 86 herë e veshur fanellën e kombëtares. Kapiteni i Juventusit ka dhënë se dëshiron të jetë drejtues edhe i kombëtares së tij, por pranon se Buffon e meriton këtë titull, edhe pse ka vetëm katër paraqitje më pak se ai me Italinë, gjithsej 82. “Unë tashmë ndjehem si kapiten dhe jam i gatshëm të marr një përgjegjësi të tillë. Sido që të jetë ka ende kampionë të tjerë në ekip të cilët po ashtu mund ta kenë këtë rol. I tillë është Gigi, kuptohet”, ka thënë Del Piero. Italia, e cila bën pjesë në grupin C, të ashtuquajturin grupin e vdekjes, ndeshjen e parë do ta zhvillojë nesër kundër Holandës.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment