e hënë, 30 qershor 2008
Knezevic: U bashkangjita ne klubin me te madh
Ish-mbrojtesi i Livornos, Dario Knezevic sot zyrtarisht eshte prezantuar si lojtar i ri i Juventusit, dhe thote se deshira per te luajtur ne klub te madh ka pasur ndikim me te madh per vendimin e tij. Dario Knezevic eshte preforcimi i dyte i mbrojtjes te Ranierit qe kur me pare ka qene e arritur edhe marreveshja me suedezin Mellberg. Pas shume mediave spekuluese dhe pak problemeve Knezevic kaloi ne radhet e Zonjes se Vjeter. "I bashkangjitem klubit me te madh". - tha Knezevic ne prezentimin e tij. "Gjithmone kisha deshire te luaje perkrah Del Pieros dhe Trezeguet". "Per cdo dite do te mesoj dicka te re neper pregatitjet". Knezevic ne momentin eshte duke e rekuperuar lendimin te cilen e shkaktoi ne gjiron e fundit dhe drejtuesit e Juves presin qe ai t'i bashkangjitet lojtareve tjere dikur nga mbarimi i muajit korrik. Skuadra e Torinos ishte afer angazhimit te tij, mirepo vendosi te kaloje ne Juventus sepse enderronte te luaje per nje klub te madh. "E respektoj skuadren e Torinos, por qe ne femijeri enderroja te luaj per klub te madh. Juventus eshte me i madhi nga te gjithe dhe ne disa dite te fundit pergjithesisht nuk dyshoja ne zgjedhjen time". "Jam i vetedishem se ne Juventus ka shume mbrojtes kualitative por kompetenca nuk me frikeson. E di se do te mesoj shume dhe gjasa per kete do te kem ne cdo ushtrim". "Ne vitet e fundit luaja ne secilin pozicion te mbrojtjes mirepo me teper me pershtatet pjesa qendrore".
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment