e mërkurë, 25 qershor 2008

Inter nënshkruan me Del Pieron!

Është e vërtetë! Inter Milan është shumë afër nënshkrimit me Del Pieron, mirëpo jo me legjendën e Juves, Alessandro Del Piero, por me të riun nga Treviso, Jago Del Piero. Sipas mediave italiane, Interi është shumë afër nënshkrimit me talentin e ri të Trevisos, Jago Del Piero, i cili konsiderohet si një sulmues i shkëlqyeshëm nga të rinjtë, dhe që ka dy pasaporta, atë braziliane dhe atë italiane. Zikaltrit shpresojnë se në vitet e ardhsme Del Piero do të jetë njëri nga lojtarët kyç të Nerazzurëve. Mediat vazhdimisht kanë spekuluar për një lidhje të mundshme të Interit me legjendën e Juves, duke pasur parasysh mbiemrin e ngjashëm të tyre. Si do që të jetë, ndoshta Inter ka dëshirë ta ketë një emër të tillë të madh në skuadër, përderisa nuk mund ta ketë ikonën.

Nuk ka komente: