e hënë, 30 qershor 2008
Milito transferimi i ardhshëm i Juventusit?
Milito është i sigurt se do të largohet nga klubi spanjoll gjatë kësaj vere, për shkak të zbritjes së Zaragozës në divizionin e dytë të Spanjës, dhe këtë e ka pohuar edhe agjenti. “Diego mund të kalojë si huazim. Zaragoza është në divizionin e dytë, dhe nuk mund të lejojë vetes një luks, që të ketë në radhët e veta një lojtar si Diego. Një agjent i UEFA-së, më ka thënë se Roma është duke u interesuar për shërbimet e sulmuesit, por drejtori i tyre, Daniele Prane, e ka mohuar atë”, ka thënë agjenti i lojtarit. “Juventus ka shanse të mira ta angazhojë atë, dhe nëse jepet mundësia që të kthehet në Itali, ai këtë do ta bëjë me shumë kënaqësi”, ka shtuar agjenti. Argjentinasi që nga viti 2003 deri në 2005-tën mbrojti ngjyrat e Genoas dhe në 59 ndeshje shënoi 33 gola.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment