e shtunë, 28 qershor 2008

Diego: Juve dhe Inter janë skuadra ideale

Mesfushori i Werder Bremenit, Diego, e ka shfaqur dëshirën e tij për të luajtur me Juventusin, mirëpo ai ka pranuar se nuk do t’i pengonte nëse transferohej edhe tek Inter, pasi që qëllimi i tij është të ndërrojë ambient. “Juventusi dhe Interi kanë diskutuar me klubin tim dhe asgjë nuk ndodhi, dhe nuk është diskutuar aspak për para. Mua më pëlqen shumë Juventusi se është një skuadër e madhe, me një traditë të pasur dhe me miliona tifozë”. “Interi po ashtu do të ishte një skuadër ideale për mua, sepse atje është një grup lojtarësh nga më të mirët në botë”. “Sa i përket të ardhmes sime, do të shohim se çka do të ndodhë. Për momentin jam lojtar i Werder Bremenit dhe gjithçka po shkon mirë këtu”, ka thënë braziliani për “Il Corriere Dello Sport”.

Nuk ka komente: