e martë, 3 qershor 2008

Xabi Alonso pranon oferten e Juventusit

Agjenti i lojtarit mesfushor te radheve te Liverpoolit, Xabi Alonso, ka pasur nje takim sot me drejtuesit e klubit torinez per transferimin e lojtarit baske ne Juventus, Xabi Alonso. Juventusi i ka ofruar Liverpoolit nje oferte prej 18 milione euro, si dhe nje kontrate pese vjecare me nga 3.5 milione euro ne sezone. Lojtari ka pranuar te gjitha kushtet e ofruara nga drejtuesit bardhezinj, dhe pritet qe ai ne ditet ne vazhdim te prezentohet si lojtari me i ri i Juves. Liverpooli qysh me heret ka pranuar oferten e ofruar nga Juventusi, mirepo eshte pritur edhe vendimi i marre nga vete lojtari dhe deshira e tij per t'u transferuar ne Itali. Tashme dihet se Alonso eshte shume afer firmosjes se kontrates, dhe se per te ardhur deri ne "Finishin" e ngjarjes, duhet te kryhen edhe disa cikerime to vogla, qe lojtari te prezantohet si nje Juventin i ri ne kampin Vinovo te Torinos. Liverpooli ka gjetur zevendesimin e denje per Alonson, duke siguruar sherbimet e lojtarit mesfushor te Aston Villas, Garreth Berry, i cili eshte i pelqyer nga menaxheri i klubit The Reds.

Nuk ka komente: