e premte, 27 qershor 2008

Juve ofron para dhe Tiagon për Schweinsteiger

Sipas “Corriere dello Sport”, Juventus ka vendosur t’i ofrojë para dhe Tiago Mendesin, Bayern Munichut, me qëllim që në radhët e veta ta merr mesfushorin gjerman, Bastian Schweinsteiger. Bianconerët janë në tentativa të vazhdueshme për ta gjetur një mesfushor klasi për sezonin e ardhshëm, ndërsa pas protestës të tifozëve juventinë kundër blerjes së Dejan Stankovicit, Zonja e Vjetër i ka orientuar fuqitë drejt mesfushorit të Bayernit, falë formës së tij të shkëlqyer në Kampionatin Evropian. 23-vjeçari ka kaluar një sezon nën hijen e Franck Ribery, mirëpo loja e tij në Euro 2008 u ka lënë përshtypje të gjitha skuadrave të mëdha, të cilat tanimë i kanë përgatitur ofertat për transferimin e tij.

Nuk ka komente: