e mërkurë, 25 qershor 2008

Arda Turan do te luaje ne Itali

Lojtari turk i radheve te Galatasaray, i cili po shkelqen ne terneun aktual te Euro 2008, ka pohuar se sezonin e ardhshem do te mbroje ngjyrat e ndonje ekipi italian. Ai padyshim se eshte njeri nder lojtaret me impresionist te Euro 2008, dhe paraqitjet e tij te shkelqyeshme kane vene ne shenjester klube te ndryshme europiane. Mirepo me konkrete jane ofertat e ekipeve qe vijna nga Gadishulli Apenin. Juventus dhe Milan jane te interesuar per Arda Turan, mirepo ka edhe shume ekipe tjera qe jane ne interesim te lojtarit. Agjenti i lotjarit eshte i sigurt se lojtari sezonin e ardhshem do te luaje ne Calcion italiane. Ai ka pohuar se Juventus eshte ne avantazh nga rivali i tij Milan, per shkak se ata ofrojne Sergio Bernardo Almiron per te cilin Galatasaray jane te interesuar per ta sjelle ne radhet e tyre si dhe nje shume te hollash prej 4 milione sterlina. Mirepo Juventus do te mund qe ne vend te 4 milione sterlinave, te ofroje mbrojtesin e tyre, francezin Jonathan Zebina.

Nuk ka komente: