e hënë, 9 qershor 2008

Gati rinovimi i kontrates me Chiellinin


Lojtari mbrojtes i Juventusit, Giorgio Chiellini, eshte gati te beje rinovimin e kontrates se tij me Juventusin deri ne vitin 2012. Lojtarit i eshte ofruar page vjetore prej 2 milione euro, qe eshte per 1 milione me e larte se paga aktuale. Lojtari ka luajtur ne sezonin qe shkoi 30 ndeshje dhe ka shenuar 3 gola. Ka qene shtylla kryesore e mbrojtjes se Juventusit dhe per kete shkak drejtuesit kane dashur qe te bejne gati rinovimin e kontrates me lojtarin. Chiellini ka qene shume afer largimit nga Torino, per te cilin ishte i interesuar Manchester City, mirepo ne momentin e fundit ka qene Ranieri i cili e ka ndaluar nje gje te tille. Chiellini pritet te jete kapiteni i ardhshem i Zonjes se Vjeter.

Nuk ka komente: