e hënë, 30 qershor 2008

15 milione euro dhe Tiago per Miguel Veloso

Mediat portugeze theksojne se skuadra e Juventusit pergatit oferte per sherbimet e Miguel Velosos. Lojtari i Sporting Lisabon, Veloso eshte shenjester e disa klubeve te medha qe kur pohoi se deshiron te largohet nga Portugalia. A Bola thote se skuarda e Juventusit eshte e fundit qe eshte futur ne sulm per nenshkrimin e lojtarit dhe se shpejti do te dergoje oferte tek Sporting Lisabon. Zonja e Vjeter deshiron ta forcoje mesin e fushes ne skuader dhe tashme ka disa opsione ne listen e transferimeve, ne mesin e te cileve eshte edhe Veloso. Gazeta thote se Juventus do te dergoje oferte prej 15 milione euro si dhe sherbimet e Tiagos. Pritet qe agjenti i Velosos, Pablo Barbosa te arrije ne Itali dhe te filloje bisedime me dy ekipet gjigante, Juventus dhe Milan.

Nuk ka komente: