e enjte, 4 dhjetor 2008

Nedved: Do ta përfundoj karrierën në Romë

Legjenda e futbollit çek, Pavel Nedved, e ka filluar karrierën e tij italiane në Stadio Olimpico të Romës ku ka luajtur për Lazion, dhe thotë se fati është duke e tërhequr që po aty ta përfundojë atë. ‘Furia Çeke’ gjithmonë është shprehur se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin para se ta përfundojë karrierën si futbollist, ndërsa duke pasur parasysh se finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Olimpico të kryeqytetit italian, kjo mund të jetë mundësia më e mirë që Nedved ta ndërpresë aventurën italiane aty ku e nisi. “Nuk duhet ta them këtë, por mendoj që secili nga ne udhëhiqet nga fati. E kam luajtur ndeshjen time të parë në të njëjtën fushë ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve në maj. Do të ishte gjëja më e bukur po të luaja në atë finale...”, ka thënë mesfushori veteran.

Nuk ka komente: