e enjte, 4 dhjetor 2008

Juve afër transferimit të Schweinsteiger

Juventusi është shumë afër të nënshkruajë me mesfushorin e Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger, pasi që bisedimet për vazhdimin e kontratës kanë ngecur. Për më shumë, kryetari i bordit ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se do ta kenë të vështirë ta mbajnë gjermanin në Allianz Arena. Bianconerët janë të gatshëm dhe e presin episodin e radhës në ‘telenovelën Schweinsteiger’. Nëse Bayern nuk i ofron një kontratë ‘të veçantë’, shanset për largimin e mesfushorit janë shumë të mëdha. “Do të jetë e vështirë tentativa për ta mbajtur, mirëpo unë nuk jam pesimist”, ka thënë, Rummenigge për “Sportmediaset”. Mediat në Itali njoftojnë se Zonja e Vjetër tashmë e ka përgatitur ofertën dhe paratë, ndërsa transferimi mesfushorit pritet të ndodh në janar.

Nuk ka komente: