e shtunë, 31 maj 2008

Giovinco: Mundemi te fitojme Ligen e Kampioneve

Sebastian Giovinco, ylli i ri i Juventusit mezi pret te filloje sezoni i ardhshem per ta fituar trofeun e Liges se Kampioneve. "Amauri tha se do te jep gjithcka nga vetja per te fituar Ligen e Kampioneve? Po, jam i bindur se ashtu do te jete" - theksoi Giovinco. "Juventus eshte klub prestigjioz dhe ne gjake e kane qe te luftojne per Scudetton dhe Ligen e Kampioneve. Deri me tani Juventus eshte klubi me impresiv dhe me i suksesshem ne pazar qe sillet ne transferimet e reja. Por tash eshte vetem fundi i majit dhe ka shume kohe deri ne mbylljen e pazarit". "Deri tani vecanerisht mendoj ne pjesemarrjen time ne Pekin, me kombetaren Olimpike. Treguam se mundemi te arrijme suksese edhe ne ndeshje te tilla". Giovinco eshte njeri prej lojtareve te rinj me me shprese ne Evrope. Numer i madh i klubeve cdo dite shfaqin interes per kete lojtar. Me te nxehte shihet se jane Palermo te cilet ne disa kthesa edhe publikisht e konfirmojne interesin e tyre. Sicilianet e donin si pjese e largimit te Amaurit, por perkundrazi Zonja e Vjeter mbeten pas talentit te tyre dhe treguan se shpresa e re e futbollit italian do te kete ardhmeri te gjate ne klubin e tyre. Giovinco tregoi edhe talentin e tij ne ndeshjet ku kombetarja e Italise deri me 21 vjec, mori pjese ne turneun Tolone, duke triumfuar me kombetaren dhe duke u zgjedhur lojtari me i mire i ketij turneu.

Nuk ka komente: