e diel, 8 shkurt 2009
Buffon: S’ka gol në 3 ndeshjet e ardhshme
Alex Manninger e ka mbrojtur me sukses portën e Juventusit dhe, në mënyrë paradoksale, Gigi Buffon sapo është rikthyer ka pësuar plot pesë gola në 180 minuta lojë. Tani, numri një i Juventusit dhe i kombëtares italiane, pasi nuk ka luajtur në ndeshjen e Kupës së Italisë për shkak të temperaturës, është gati për sfidën e radhës në kampionat. “Tani, për të paktën tri ndeshje, nuk dua të pësoj asnjë gol”, ka thënë Gigi Buffon. Tre ndeshjet e ardhshme të Juventusit në kampionat do të jenë dy transferta në tokën siçiliane (e para në Catania, pastaj në Palermo) me në mes sfidën shtëpijake me Sampdorian. Tri sfida ku Buffon ka dëshirë ta blindojë portën e tij. “I bëj komplimenta shokëve të ekipit dhe mbi të gjithë Manningerit, që kanë mundur Napolin. Aleksi ka qenë vendimtar në pritjen e penalltisë së Lavezzit”, ka deklaruar Gigi Buffon. Por, Aleksi i urtë, të dielën kundër Catanias do të ulet sërish në stol dhe do të ndjekë tentativën e Gigit: 270 minuta pa pësuar gol.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment