
DEL PIERO – Për kapitenin e Juventusit, gjërat janë shumë ndryshe nga dy të parët. “Pinturicchio” nuk ka dashur kurrë të heqë dorë nga kombëtarja, por është ajo që duket se kërkon të heqë dorë prej tij, si rrjedhojë edhe e moshës së madhe. “Del Pieron e njoh prej 14 vitesh, ku në 12 prej të cilave e kam stërvitur. Nëse vazhdoj të thërras në përfaqësuese gjithmonë të njëjtët, si mund të shoh të tjerët? Pastaj, nëse nga këtu e një vit e gjysmë më vonë, Alessandro do të vazhdojë të jetë në këtë gjendje të shkëlqyer, atëherë ai është një tjetër argument”, vazhdon trajneri.
CASSANO – “Aktualisht ka shumë lojtarë që po paraqiten mirë në kampionat, si Floccari, Di Vaio, po ashtu edhe Cassano. Unë po i ndjek të gjithë, por sigurisht që nuk mund t’i thërras të tërë në të njëjtën kohë”. Por Lippi nuk kërkon të ndalet tek emrat e mëdhenj, por të zgjerojë këndvështrimin e tij në lidhje me të rinjtë. “Santon është një lojtar që më pëlqen shumë, që më kujton Maldinin e ri. Marchision, Giovincon e Acquafrescan do ia lë edhe për disa muaj Casiraghit, sepse kanë evropianin U21 përpara, pastaj nga korriku do të jenë edhe ata nën urdhrat e mia”.
AMAURI – E pamundur që Lippi t’i shpëtonte një pyetjeje mbi sulmuesin e Juventusit, i cili tashmë prej disa muajsh është i ndarë mes Italisë dhe Brazilit. Pyetjes nëse Amauri bën pjesë në planet e së ardhmes së Lippit, trajneri përgjigjet: “Aktualisht është ende një lojtar brazilian. Kur të marrë pasaportën italiane do të flasim më qartë”, përfundon trajneri i Italisë.
Nuk ka komente:
Posto një koment