e diel, 8 shkurt 2009
Juvja: Jankovic, pasardhësi i Nedvedit
Objektivi numër një mbetet sllovaku Marek Hamsik, por Juventusi i ka hedhur sytë edhe te Boshko Jankovic për rolin e Nedvedit në të ardhmen. Mesfushori 24-vjeçar serb, në bashkëpronësi mes Palermos e Genoas, aktualisht me fanellën kuqeblu, nuk është se ndiqet për herë të parë nga “Zonja e vjetër”, që e ka shënjestruar edhe gjatë merkatos së verës. Jankovici i ka të gjitha karakteristikat për të qenë pasardhësi ideal i Nedvedit: ka forcë, fizik dhe është një golashënues.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment