e shtunë, 21 shkurt 2009

Palermo-Juventus, ndeshja e kësaj mbrëmjeje në Itali


Juventusi do të ketë një ndeshje të vështirë në transfertë këtë mbrëmje me Palermon. Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri ndodhet e dyta në renditje, me 47 pikë, 9 më pak se Interi kryesues. Palermo pozicionihet e 9-ta me 36 pikë, po aq sa ka edhe Atalanta e vendit të 8-të.Trajneri i Palermos, Ballardini, do të hedhë në vijën e parë të sulmit Miccolin dhe Cavanin, të mbështetur nga Simplicio. Ranieri nuk do të ketë në dispozicion për këtë përballje Zebinan, Knezevicin, De Ceglien dhe Zanettin. Me modulin e tij klasik, 4-4-2, tekniku i Juventusit do të hedhë në vijën e parë Iaquintan dhe pas shumë kohësh, Trezeguet. Ndërsa, Del piero dhe Amauri do ta nisin takimin nga stoli. Juventusi do të ketë dhe një përballje të vështirë këtë të mërkurë me Chelsean në transfertë për Ligën e kampioneve.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të skuadrave për këtë përballje.

Palermo-Juventus (E shtunë, ora 20:30)

PALERMO (4-3-2-1): Amelia; Cassani, Kjaer, Bovo, Balzaretti; Nocerino, Liverani, Bresciano; Simplicio; Miccoli, Cavani.
Në stol: Ujkani, Savini, Morganella, Guana,
Migliaccio, Tedesco, Succi.
Trajner: Ballardini.
Të padisponueshëm: Budan, Mchedlidze, Carrozzieri, Hernandez

JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Camoranesi, Sissoko, Tiago, Nedved; Trezeguet, Iaquinta.
Në stol: Manninger, Mellberg, Poulsen, Marchionni, Giovinco, Amauri, Del Piero.
Trajner: Ranieri
Të padisponueshëm: Andrade, Zebina, Knezevic, Zanetti, De Ceglie.

Nuk ka komente: