e martë, 30 shtator 2008

Liga e Kampioneve: Juventusi barazon edhe me BATE-n


Ne gjiron e dyte te grupit H te Liges se Kampioneve, Juventusi u perball ne transferte me bjelloruset e BATE Borisovit, ndeshje kjo shume e rendesishme per te dyja palet. Ne nje stadium i permbushur perplote me adhurues te medhenj te futbollit, Juvja barazoi per se treti here radhazi. Fillon ndeshja dhe Juvja duket disi e trishtuar nga nje ambient i ftofte me tifoze te zjarrte. Eshte ne rrjedhe minuta e 17, ku pas nje gabimi ne mesfushe dhe ne mbrojtje, Kryvets kalon mbrojtjen bardhezi dhe del sy me sy me portierin Alex Manninger, te cilin e driblon dhe kalon ne epersi skuadren vendase ne 1-0. Pas disa minutave Legrottaglie peson nje lendim dhe ne vend te tij inkuadrohet kroati Knezevic. Ne minuten e 23, rezultati dyfishohet, pas nje krosimi nga ana e majte e nje lojtari kundershtar, Nedved gabon ne kercim dhe Stasevich kalon ne epersi 2-0 skuadren e BATE-s. Pas ketij rezultati Juvja fillon te hap lojen dhe fillon te krijon raste per shenim. Ne minuten e 25 Del Piero merr nje gjuajtje te lire, te cilen e ekzekuton tejet dobet. Ne minuten e 29 serish Del Piero kroson nga nje ridhenie nga kendi dhe topi nga mbrojtja e kundershtarit, vjen tek i riu Giovinco i cili me nje krosim te shkelqyeshem gjen Vincenzo Iaquintan, i cili me koke zvogelon epersine ne 2-1 per vendasit. Pas golit te shenuar edhe Del Piero dhe Nedved fillojne te gjuajne nga distanca, mirepo pa fat. Rrjedh minuta e 45+3 e pjeses se pare, kur Giovinco vjedh nje top nga mesfusha dhe me nje pasim tejet preciz, gjen Iaquintan i cili barazon shifrat ne 2-2. Ne pjesen e dyte Claudio Ranieri largon nga loja Mauro Camoranesin dhe ne vend te tij inkuadron italianin Claudio Marchisio. Juvja pothuajse gjate gjithe pjeses se dyte sulmonte, mirepo mbrojtja e kundershtarit ishte e organizuar masivisht dhe sulmuesit juventin e kishin te veshtire te gjejne hapesira per goditje. Nje rast te mire e kishte edhe kapiteni Del Piero, i cili kalon nje lojtare dhe luan tek Giovinco, i cili ia leshon topin dhe me te majten Del Piero gjuan drejt portes, por pa fat. Mandej Nedved dhe Sissoko nga dy here u ankuan ne porten e kundershtarit por qe te dy dolen duarbosh. Ne 10 minutat e fundit Ranieri fut ne loje brazilianin Amauri ne vend te golashenuesit Iaquinta. Mirepo as inkuadrimi i Amaurit nuk solli asgje pervec edhe nje tjeter barazim per Zonjen e Vjeter. Me rezultatin 2-2 perfundon ndeshja.

Te dhena rreth ndeshjes: BATE Borisov - Juventus 2-2
Bate Borisov (4-2-3-1): Veremko; Kazantsev, Rzhevski, Sosnovski, Yurevich; Volodko, Likhtarovich (70' Sivakov ); Nekhaychik (87' Mirchev sv), Kryvets, Stasevich; Rodionov (92' Pecha). Trajner Goncharenko (Ne dispozicion: Gutor, Mirchev, Bliznyuk, Skavysh, Sakharov).

Juventus (4-4-2): Manninger; Grygera, Legrottaglie (19' Knezevic), Chiellini, De Ceglie; Giovinco, Sissoko, Camoranesi (46' Marchisio), Nedved; Iaquinta (81' Amauri), Del Piero. Trajner Ranieri (Ne dispozicion: Chimenti, Salihamidzic, Molinaro, Marchionni).

Arbiter: Atkinson (Angli)
Golashenues: 17' Kryvets, 23' Stasevich, 29' dhe 45+3' Iaquinta.
Te ndeshkuar me karton te verdhe: Nekhaychik, Grygera, Volodko, Kazantsev, Sissoko, Marchisio.

Giovinco nuk ka probleme me Ranierin

Agjenti i Sebastian Giovincos thote se klienti i tij nuk bisedon me asnje klub tjeter, dhe shtoi se marredheniet me trajnerin Ranieri jane normale. Lojtari i Juves eshte njeri nder talentet me te medhenj te futbollit evropian dhe mund te jete baza kryesore per te ardhmen e Zonjes se Vjeter. Giovinco dhe drejtesia e Bianconereve nje kohe te gjate bisedojne per kontrate te re, dhe per shkak te shtyrjeve te shpeshta disa skuadra treguan interes per yllin e ri te Azurreve, mes te cileve edhe Arsenali. Giovinco mbreme para udhetimit per ne Bjellorusi dhe duelin me BATE Borisovin, theksoi se tashme eshte e arritur marreveshje per kontraten e re per te cilen spekulohet se do te jete deri ne vitin 2013 dhe lojtari do te perfitoje rreth 650 000 sterlina ne vit. Giovinco kete sezone fitoi shansa te vogela nga Ranieri, dhe mediat italiane filluan spekulimet se lojtari ka marredhenie jo te mira me trajnerin, por agjenti i "Milingones Atomike" (Formica Atomica) i pergenjeshtroi te gjitha. "Nuk kishte kontakte direkte me asnje skuader tjeter nga Italia ose ndryshe nga ndonje vend tjeter". - tha agjenti i tij D'Amico. "Gjithashtu Giovinco nuk ka probleme me Ranierin, ai do ta fitoje shansin dhe tashme tregoi se mund te luaje per Juven".

Juvja ndjek lojtarin e Spartak Moskes, Maidana

Mediat italiane theksojne se skuadra e Juventusit eshte duke e ndjekur lojtarin e Spartak Moskes, Maidana, i cili duhet te jete pasardhesi i Pavel Nedvedit. Pavel Nedved heret ose vone do te lajmeroje fundin e karrieres se tij te bujshme futbollistike dhe drejtesia e klubit tashme eshte ne kerkim te nje zevendesi te tij. Mediat italiane theksojne se per keqe qellim Juvja i ndjek mire ndeshjet ne kampionatin rus dhe tashme kane gjetur lojtarin. Tuttosport shkruajti se behet fjale per argjentinasin 21 vjecar, Omar Cristian Maidana, i cili luan per Spartak Mosken. Gazeta thote se Maidana me lojen e tij shume perngjan me Nedvedin, dhe ai mund te jete zevendesim perfekt per veteranin cek. Disa skuadra nga Italia (Genoa dhe Fiorentina) kete vere u munduan ta angazhojne Maidanan, por ai ne fund kaloi ne Spartak Moske per nje transfer prej 3.6 milione euro.

Ranieri konfirmon sulmin me BATE-n: Iaquinta dhe Del Piero titullar

Claudio Ranieri ka konfirmuar disa lojtare te cilet priten te jene titullar ne ndesjen me BATE Borisovin, ne kuader te gjiros se dyte te Liges se Kampioneve. Juvja ne Minsk te Bjellorusise do te perballet me BATE-n me disa probleme ne repartin e formacionit baze. Gianluigi Buffon, Christian Poulsen, Cristiano Zanetti, David Trezeguet, Jonathan Zebina si dhe Jorge Andrade nuk do te jene ne gjendje t'i ndihmojne skuadres se tyre ne kuader te kesaj ndeshje. Mirepo Ranieri do te pushoje edhe disa lojtare tjere si Cristian Molinaron dhe Carvalho Amaurin duke i lene ne pankine dhe ne vend te tyre do te aktivizoje te riun Paolo De Ceglie dhe Vincenzo Iaquinta. Ne porte do te jete Manninger ne vend te Giggi Buffonit, ne mbrojtje Grygera dhe De Ceglie si anesor, ndersa Legrottaglie dhe Chiellini si qendermbrojtes. Giovinco dhe Nedvedi si mesfushore krahu ndersa dyshja Sissoko-Camoranesi do te luajne ne qender te mesfushes. Ne sulm do te fillojne Vincenzo Iaquinta dhe Alessandro Del Piero si titullar.

Formacioni i mundshem i Juventusit ne perballjen me BATE Borisov:
Manninger;
Grygera Legrottaglie Chiellini De Ceglie;
Giovinco Sissoko Camoranesi Nedved;
Iaquinta Del Piero.

Del Piero afër shënimit të 50 golave në Evropë

Kapiteni i Juventusit, Aleddandro Del Piero, shpreson që së shpejti do të arrijë kufirin e 50 golave në garat evropiane dhe premton tri pikë nga përballja e sotme kundër ekipit BATE. Del Piero deri tash ka të shënuara 48 gola në garat evropiane, nga të cilat 38 në Ligën e Kampionëve. Së shpejti ai pritet ta shënojë edhe golin e 50-të, dhe shansi i parë për këtë është ndeshja e sotme me Bate Borisov. “50 gola në Evropë me Juventusin? Shpresoj që së shpejti kjo të ndodhë, por është vetëm një nivel i karrierës sime. BATE është një ekip i ri dhe të gjithë lojtarët do të jetë të motivuar, pasi që kjo është pjesëmarrja e parë e tyre në Ligën e Kampionëve”, thotë Del Piero. “Ata do të debutojnë në fushë vendore dhe do të japin gjithçka nga vetja për të nxjerrë një rezultat të përshtatshëm, andaj duhet të kemi kujdes”, ka thënë ikona e bardhezinjve.

Juvja: Ndaj BATE-s, duhet sulmi!

Juventusi do të kërkojë të rikthehet te goli, teksa do të udhëtojë për në fushën e BATE Borisovit, skuadra bjelloruse që merr pjesë për herë të parë në Ligën e Kampioneve. Juventusi barazoi pa gola në ndeshjen ndaj Sampdorias, për Serinë A, dhe fitoi 1-0 ndaj Zenitit në Champions, falë “perlës” së Del Pieros. Mes këtyre ndeshjeve ishte edhe barazimi 1-1 me Catanian, në një ndeshje ku bardhezinjtë shpërdoruan shumë rast për shënim. “Ne kemi bërë gabime, dhe kemi paguar për këtë, - tha mbrojtësi Giorgio Chiellini. - Por unë mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe do t’u rikthehemi fitoreve. Nuk është vetëm faji i sulmuesve, edhe ne mbrapa duhet të luajmë më mirë.” Juventusi do të luajë në Minsk pa Gianluigi Buffonin dhe David Trezeguet, të cilët ndodhen në “infermieri”. Ndërkohë, BATE u mund 2-0 nga Reali i Madridit në ndeshjen e parë në Champions, por luajti një ndeshje me të vërtetë të mirë, edhe pse mbeti me dhjetë futbollistë. “Kemi nxjerrë mësime nga humbja me Realin e Madridit, - tha trajneri Victor Goncharenko. - Eksperienca nuk blihet, fitohet! Mendoj se do të jemi një shkallë më lart ndaj Juventusit. Ashtu si ndaj Realit, edhe ndaj Juves nuk e dimë se çfarë na pret. Nuk jemi mësuar të luajmë me të tillë kundërshtarë.” BATE-s do t’i mungojë mbrojtësi i skualifikuar Anri Kagush dhe kapiteni i dëmtuar Aleksandër Ermakovich.

Juventusi, sulmi pa ide dhe fantazi

Ranieri duhet ta zgjidhë paradoksin e bardhezinjve. Është Amauri, por shënohet më pak se një vit më parë.
Ka një paradoks të madh te Juventusi i këtij viti. Kishte dyshen më të mirë sulmuese në kampionatin e shkuar, e forcoi sulmin këtë verë, duke investuar 23 milionë euro për Amaurin, por shënon më pak se një vit më parë. Shumë më pak: 4 gola kundrejt 14 në 5 javët e para të Kampionatit 2007-2008. Për të gjetur një bilanc edhe më të dobët, duhet shkuar edhe më pas, thuajse 30 vjet, më 1880-n. Është pastaj një paradoks më i vogël, që bën të përfshihet edhe tjetri. Para ndeshjes me Sampdorian, Ranieri tha se lajmi më i mirë për të ishte rikthimi i Camoranesit, mungesa e të cilit në dy ndeshjet paraardhëse ishte “e rëndësishme”. Jo shumë për aftësitë e tij shënuese, por “sepse Mauroja afron pasime dhe krijon hapësira në lojë”. Mirë pra, në Gjenovë me të në fushë, Juvja nuk shënoi asnjë gol. Problemi është pikërisht ky: loja që kalon vetëm nga këmbët e Camoranesit. Pa fantazitë e tij, gjithçka dështon. Por nëse ndalon edhe Amauri, autor i 3 nga 4 golat në kampionat, një barazim 0-0, si ai në “Marrassi”, do të thotë shumë: i vetmi rast për gol, shtylla e Del Pieros, u nis nga këmbët e Sissokos. Në ndërtimin e skuadrës së këtij viti, te Juvja e dinte se do t’ua besonte lojën 3-4 lojtarëve delikatë, për moshë dhe histori muskulore: Camoranesi, Nedved, Del Piero e Cristiano Zanetti. Pra, problemi është në mesfushë, jo në sulm. Pikërisht në këtë repart, ndihet mungesa e rëndë e David Trezeguet, por, me këtë shterpësi rastesh, do të lodhej të shënonte edhe një specialist si ai. Megjithatë, zgjedhjet janë mëse të vlefshme. Drejtimi i një “parku” sulmuesish kaq të madh, është një problem fals ose, është vetëm për Ranierin që, sigurisht bën ndonjë zgjedhje dhe gabim. Në të vërtetë, zgjidhja është pikërisht aty, siç e tregoi qartë rezultati kundër Catanias: thuajse të gjitha topat për gol i prodhoi Sebastian Giovinco. Duke parë karaktaristikat e Juves dhe gjendjen e lojtarëve krijues në këtë fazë, një si Giovinco do të ishte i vlefshëm, ndonëse prania e tij në fushë sjell ndryshime taktike.

e hënë, 29 shtator 2008

Gafa: Sipas Uefa-s, Juvja ka fituar 28 kampionate

Sipas Uefa-s, Juvja ka fituar 28 kampionate, përfshi edhe atë 2004-2005, që iu hoq pas Calciopoli-t nga administrator ii atëhershëm i jashtëzakonshëm Rossi. Por ky nuk është gabimi i vetëm që i “Guidës së Championsit”, të botuar pikërisht nga Uefa: Fiorentinës i njihet edhe fitimi i një fitoreje të Superkupës italiane më 1961-shin, kur ky trofe ende nuk ekzistonte (vjollcët e kanë fituar më 1996-n). Nga Nyon-i kanë bërë të ditur se një gjë e tillë nuk është bërë për të ndërhyrë në vendimet e Federatës Italiane të Futbollit, duke e cilësuar episodin thjesht si një gabim.

Tifozët kundër Ranierit: Ku është Giovinco?

Dhe telashet nuk kanë të mbaruar. Pasi ka arritur barazimin e dytë radhazi në kampionat, tifozët e Juventusit janë hedhur kundër Claudio Ranierit. Gjithçka ka ndodhur për shkak të mosaktivizimit të Sebastian Giovincos në ndeshjen kundër Sampdorias. Talenti italian ka zhvilluar një superndeshje kundër Catanias në mesjavë, por çuditërisht nuk ka luajtur asnjë minutë ndaj Sampdorias, në një kohë që Juventusi kishte shumë probleme në sulm. Dhe pyetja që tifozët i drejtojnë teknikut Ranieri është: Pse, pas një ndeshje shumë të mirë kundër Catanias, Giovinco nuk ka luajtur kundër Sampdorias? Ranieri nuk e kupton që bëhet fjalë për një talent të madh?”. Një pyetje që Ranieri i ka kthyer menjëherë përgjigje: “Nuk e aktivizova Giovincon, sepse Camoranesi mbetet gjithmonë Camoranesi dhe në rolin e tij mund të bëjë ndonjë “magji”. Justifikimet janë të shumta, por ajo që dëmtohet është Juventusi dhe tifozët e saj. Bardhezinjtë po largohen çdo javë edhe më shumë nga kreu i klasifikimit, ndërsa drejtuesit e klubit mbrojnë zgjedhjet e bëra nga trajneri.

Juventusi “qan” Trezeguet!

Claudio Ranieri do të kishte dashur shumë të aktivizonte David Trezeguet në ndeshjen kundër Sampdorias. Bardhezinjtë vazhdojnë të kenë probleme me golin dhe një fakt i tillë është vënë re në dy ndeshjet e fundit, kundër Catanias (1-1) dhe Sampdorias (0-0). Dëmtimi i David Trezeguet duket se është ndierë shumë te Juventusi dhe një gjë të tillë e pohon edhe tekniku Claudio Ranieri. “Mungesa e Trezeguet po ndihet shumë, por shpresojmë që të rikthehet shpejt. Eshtë një sulmues i madh dhe shumë i lidhur me golin. Megjithatë, unë jam i bindur se skuadra do të reagojë në momentin e duhur. Kanë mbetur ende edhe shumë ndeshje dhe uroj që gjithçka të rikthehet në rrugën e duhur”. Lidhur me barazimin pa gola në “Marassi”, tekniku i Juventusit tha: “Tentuam të fitonim, por Sampdoria u mbrojt shumë mirë. Amauri dhe Del Piero nuk kanë patur asnjë hapësirë, madje as në kundërsulm. Të dyja skuadrat janë munduar të shënojnë, megjithatë mendoj se barazimi ishte shumë i drejtë”. Ndeshja e ardhshme për Juventusin do të jetë ajo në Champions League kundër BATE Borisovit, ku Ranieri pret një reagim nga djemtë e tij. “Do të shkojmë në Bjellorusi për të marrë tri pikët. Nuk dua asnjë justifikim. E di që skuadra ime ka potencial për ta fituar këtë ndeshje”. Në fund, tekniku i Juventusi i kthen përgjigje akuzave të Jose Mourinhos, i cili vetëm dy ditë më parë kishte deklaruar: “Në pesë vitet që ka drejtuar Chelsean, Ranieri ka mësuar vetëm “goodmorning”. Por, kundërpërgjigja e trajnerit të Juventusit nuk ka vonuar: “Secili në kohën e vet, edhe pse jam treguar shumë i shkathët që në moshën 70 vjeçare kam mësuar gjuhën angleze dhe spanjolle”.

Camoranesi: S’u bë nami që barazuam!

Mesfushori i Juventusit, Mauro German Camoranesi, ka dashur të eliminojë çdo kritikë mbi barazimin e skuadrës bardhezi në transfertë përballë Sampdorias. “Nuk u bë nami që barazuam në transfertë përballë Sampdorias. Eshtë një skuadër shumë e fortë dhe për më tepër luanim jashtë fushës tonë. Nuk mund të kritikosh një skuadër, e cila ka marrë një barazim të zakonshëm”. Më pas, lojtari i Juventusit vazhdoi: “Më vjen keq, sepse skuadra ka zhvilluar një lojë të dobët. Sampdoria nuk mendonte për të shënuar, por vetëm për të mos pësuar gol. I vetmi rrezik për ne ishte Cassano, por pa ndonjë rast konkret për gol. Mund të bënim më shumë, megjithatë barazimi 0-0 ishte një rezultat i drejtë”. I pyetur për gjendjen e tij shëndetësore, pas dëmtimi të pësuar në Champions League përballë Zenitit, Camoranesi tha: “Tani jam mirë. Kavilja më ka shqetësuar pak, por nuk kam probleme serioze. Në pjesën e parë u mundova të ndihmoja Grygeran, kur hynte në dyluftim me Cassanon. Në pjesën e dytë gabova shumë dhe për këtë më vjen shumë keq”.

Spalletti: E kërkoja Amaurin

Trajneri i Romёs, Luciano Spalletti, i ka hedhur poshtë thëniet se ai ёshtё i pakënaqur me transferet e fundit tё klubit, megjithëse ka thёnё se ai nuk ka marrё gjithё çfarë ka kërkuar gjatё verёs.“I kemi bёrё gjёrat me marrëveshje. Kemi lojtarё tё cilёt i kemi idenfikuar dhe ata do tё përfshihen nё projektin tonё. Para largimit tё Daniele Prade (drejtorit sportiv), ne u përpoqëm ta transferojmë edhe Amaurin”, ka thёnё Spalletti. “Unё jam trajner dhe gjёrat si transferimet realizohen nё bashkëpunim me drejtorin sportiv. Dhe askush qё ёshtё kёtu, nuk ёshtё ndonjë qё nuk e dëshiroj”, ka shtuar trajneri italian. Roma gjatё verёs transferoi tre lojtarё qё priteshin tё shkёlqejnё, Julio Baptista, Jeremy Menez dhe John Arne Riise, por qё tё tre dёshtuan, derisa kryeqytetasit po kalojnë njё fazё tё vështirё kёtё fillim sezoni.

Chiellini: Liga e Kampionëve do të na zgjojë

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, beson se Liga e Kampionëve do të jetë alarmi i cili do ta zgjojë skuadrën e tij pas paraqitjeve të dobëta në Serie A. Të martën Zonja e Vjetër udhëton në Minsk për t’u ndeshur me Bate Borisov, ndërkohë që Chiellini mendon se kjo ndeshje do ta rikthejë formën e skuadrës së tij. “Jemi të gjithë ‘të ndezur’ dhe mendoj se Evropa do të na japë shtytjen për të cilën kemi nevojë”. “Mendoj se do t’i rikuperojmë pikët të cilat i kemi humbur në Serie A gjatë ndeshjeve të mëtutjeshme ku do të shfaqemi më mirë”. “Mungesa e golave nuk është faj i sulmuesve. Të gjithë duhet të ndihmojmë për të shënuar. Tashmë e kemi kuptuar ku kemi bërë gabim dhe do ta ndreqim këtë gjë”, ka thënë mbrojtësi italian. Liga e Kampionëve është qëllimi kryesor i Bianconerëve, dhe një fitore kundër Bates do të jetë një hap përpara në garën e madhe evropiane.

Juve përgatit oferta tё reja pёr Legrottaglie dhe Di Ceglie

Mediat italiane përcjellin lajmin se Zonja e Vjetёr ёshtё duke u përpjekur t’i rinovojё marrëveshjet me Nicola Legrottaglie dhe Paolo de Ceglie. Sebastian Giovinco nuk ёshtё i vetmi prej bardhezinjve qё sё shpejti do tё fitojё marrëveshje tё re. Tuttosport shkruan se Juve sё shpejti do t’i ripёrtёrijё edhe marrëveshjet me dyshen mbrojtëse. Sipas gazetës, Legrottaglie sipas marrëveshjes sё re do tё marrё rreth 1.8 milinё euro, derisa De Ceglie do tё fitojё gjysmё milioni nё vit. Po ashtu gjatё javё pritet tё pёrfundojnё edhe negociatat pёr marrëveshje tё re me Giovincon.

e diel, 28 shtator 2008

Samp-Juve në paqe, fitojnë mbrojtjet!

Bardhezinjtë marrin një barazim pa gola në Gjenovë. Ndërkohë Ranieri mbyll polemikat me Mourinhon.
Një barazim që edhe mund ta kënaqë Juventusin. Sepse u arrit jashtë fushe dhe kundër një Sampdorieje të shkëlqyer, e vendosur mirë në fushë nga Wallter Mazarri, pavarësisht nga mungesat e shumta. Por ajo mbi të cilën duhet të punojë kolegu i tij Ranieri ama, është “steriliteti” i pabesueshëm sulmues i bardhezinjve. Katër gola në pesë javë, që gjithsesi kanë sjellë 9 pikë të arta në renditje. Barazimi 0-0 në “Marasi”, ndeshja e parë e javës së 5-të, nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon këtë prirje shqetësuese për Juven. Në të vërtetë pa Trezeguet, Del Piero dhe Amauri nuk janë shërbyer mirë nga një mesfushë pa ide dhe cilësi, të cilët kanë bërë pak përballë mbrojtjes së kujdesshme blukaltër. Nëse përjashtohet një shtyllë e goditur nga Del Piero gjatë pjesës së parë, porta e Mirantes nuk pësoi praktikisht ndonjë rrezik të madh. I njëjti diskutim mund të thuhet edhe për Manningerin, me austriakun që nuk pati shumë punë. Ja pra, që barazimi pa gola, është shndërruar në një epilog të dukshëm të një ndeshjeje të mërzitshme. Ranieri e Mazzarri duhet të kënaqen.
RANIERI - Ky është barazimi i dytë radhazi në kampionat për bardhezinjtë. Ndërkohë që, Claudio Ranieri ka deklaruar: “I kënaqur? U përpoqëm, luajtëm hapur, por Sampi luajti mirë. Të dyja skuadrat u përpoqën të fitojnë, por u panë dy mbrojtje të shkëlqyera. Sampi i mbylli të gjitha hapësirat, kishte superioritet numerik në këtë repart, ishte e vendosur mirë, duke mos na lejuar të kundërsulmojmë, me përjashtim të një shtylle të Del Pieros. Ankth? Jo. Në këto momente nuk mendojmë për renditjen, nuk kishte ankth, por vetëm dëshirë për fitore: nuk ia arritëm, durim.”

TREZEGUET - Mbi mungesën e qendërsulmuesit francez, trajneri bardhezi nënvizoi: “Është një golashënues i lindur dhe mungesa e tij ndihet, por Juvja ka sulmues të tjerë shumë të zotë. E urojmë Davidin të shërohet sa më shpejt për vitin që vjen, por duhet të fitojmë në këto momente”.

MOURINHO - Pastaj, Ranieri komenton fjalët e Mourinhos në prag të derbit të sotëm ndaj Milanit: “Shpesh e keqkuptoni Josenë, ndërkohë që thashë që jam dakord me të, sepse është e vështirë të qëndrosh para kamerave edhe një orë më shumë pas një ndeshjeje, por unë, për respekt të publikut e tifozëve shkoj në konferencë shtypi. Edhe në Angli shkoja, edhe pse nuk dija anglisht.” Pastaj shton me ironi: “Në moshën 70-vjeçare duhet të lodhesh për të mësuar spanjishten ose anglishten. Secili ka kohën e tij… Mourinho reagoi ndaj deklaratave të mia, por unë nuk e kritikoja, nuk doja të bëja polemikë, tani duhet ta mbyllim këtë histori. E përsëris, është e vështirë pas një ndeshjeje të shkosh në televizione të ndryshme dhe t’u përgjigjesh të njëjtave pyetje, por duhet shkuar, është pjesë e lojës. Thashë vetëm atë që mendova, duke iu referuar vetes sime, pa e prekur Mourinhon.”

Cobolli Gigli: S’ka hapësirë për Cassanon!

Flet për Cassanon, por mendja të shkon te Juventusi menjëherë. Një “martesë” e parashikuar prej kohësh, por që do akoma punë ose, më mirë, data duket larg verës së 2010-s. Por presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, pas përgënjeshtrimeve të fundit të drejtorit sportiv Alessio Secco, e largon hipotezën e një ardhjeje të mundshme te Juvja të talentit barez. “Cassano? Nuk them se dyert janë të mbyllura, por nuk ka hapësira për të te Juventusi, - tha presidenti i bardhezinjve. - Të thuash që s’është lojtar i shkëlqyer, do të ishte blasfemi, por ne kemi të rinj që mund të bëhen kampionë të mëdhenj dhe duhet të përqendrohemi tek ata. Për Antonion, s’ka shumë hapësira.”

Juvja pa Buffonin dhe Poulsenin kunder Bates

Juventusi per momentin po has ne shume probleme te cilat assesi nuk jane anashkaluese per bardhezinjte, ku pervec Andrades, Trezeguet, Zebinas, Zanettit, tashme edhe Buffoni dhe Poulseni jane lene jashte listes se Ranierit per ndeshjen e Liges se Kampioneve, ku Juvja do te ndeshet me bjelloruset e Bate Borisovit. Gianluigi Buffon dhe Christian Poulsen jane lene jashte listes te te ftuarve te Juventusit, per shkak se trajneri Ranieri nuk deshironte te rrezikoje me ta, pasi qe Buffon gati 1 jave ankohet me nje lendim, ndersa Poulsen ne ndeshjen e mbremshme kunder Sampdorias, kishte pesuar nje lendim ne kemben e tij. Ky lajm do te jete edhe nje goditje tjeter per Ranierin dhe Juventusin, duke u nisur nga fakti se Juvja ne dy ndeshjet e fundit (te luajtura te merkuren dhe te shtunen) ka barazuar radhazi. Ndeshja me Bate Borisovin do te jete nje ndeshje shume e rendesishme per Juventusin, pasi qe ne te njejten grupe ndeshen edhe Reali i Madridit dhe Zeniti. Shpresojme qe gjithcka te perfundoje si eshte me se miri per bardhezinjte. Ne kete ndeshje pritet qe nga minuta e pare te filloje edhe ylli i bardhezinjte, Sebastian Giovinco i cili ne ndeshjen me Catanian shfaqi nje spektakel ne stadiumin Olimpico te Torinos.

Giovinco per kontraten e re kerkon page me te larte

Sebastian Giovinco me drejtuesit e Juventusit ende nuk kane gjetur marreveshjen rreth nenshkrimit te kontrates se re. Agjenti i tij theksoi se ende ekzistojne dallime ndermjet dyja paleve, por pritet te njejtat te jene te kaluara. Ylli i ri i futbollit te "Zonjes se Vjeter" ende nuk ka te nenshkruar kontrate te re, ndersa agjenti i Giovincos deshiron qe kontrata e re te jete sipas kualitetit dhe lojerat e lojtarit, dhe jo sipas moshes se tij. "Ai eshte lojtare i Juventusit dhe eshte i gatshem te nenshkruaje kontrate te re. Dallimet ne te shikuarit jane vetem ne sherbimet te cilat ofrohen" - tha agjenti i Giovincos, Pasqualin. "Ne duam kontrate sipas bazes se aftesive te Sebastianit, derisa Juvja i sheh vitet e lojtarit si nje faktor shume i rendesishem" - mbaroi agjenti.

Juventus barazon edhe ndaj Sampdorias


Juventus është frenuar me barazim pa gola në ndeshjen në udhëtim tek Sampdoria, që është barazimi i dytë i bardhezinjve bredna katër ditëve. Rasti më i mirë në ndeshjen në stadiumin Luigi Ferraris ishte një gjuajtje nga kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, që goditi shtyllën në minutën e 20-të. Juventusi po ashtu barazoi 1-1 ndaj Catanias gjatë të mërkurës. Sampdoria ndërkaq, ka barazuar në katër nga pesë ndeshjet në Serie A, dhe ka humbur në një tjetër. Interi, që nesër përballet me Milanin në derbin më të madh të Serie A, udhëheq me 10 pikë. Juventusi mbetet në garë me Lazion dhe Atalantan për vendin e dytë. Që të tria ekipet kanë nga nëntë pikë.

Të dhëna rreth ndeshjes:
SAMPDORIA-JUVENTUS 0-0

SAMPDORIA (3-5-1-1): Mirante; Lucchini (80’ Bottinelli) Gastaldello, Accardi; Stankevicius, Sammarco, Palombo (75’ Dessena), Franceschini, Pieri; Delvecchio (89’ Bonazzoli); Cassano 6.5. Në dispozicion (Castellazzi, Ziegler, Padalino, Fornaroli). Trajner Mazzarri.

JUVENTUS (4-4-2): Manninger; Grygera, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Camoranesi, Poulsen, Sissoko, Nedved; Amauri, Del Piero (74’ Iaquinta).
Në dispozicion(Chimenti, Knezevic, Tiago, De Ceglie, Salihamidzic, Giovinco). Trajner Ranieri.

Arbitër: Rizzoli 6
Të ndëshkuar me karton të verdhë: Gastaldello (S), Lucchini (S), Mellberg (J), Camoranesi (J).

Schwinsteiger meson italishten, Juvja e pret!

Bastian Schweinsteiger filloi te mesoje italishten. A do te thote kjo se lajmerimi per transferim ne Juventus sezonin e ardhshem eshte reale? Kjo eshte pytje te cilen e postojne gazetaret gjermane, duke e ditur se transferi i Schweinit ne Juve ishte reale qysh ne rrjedhen e kesaj vere. Lojtari nga radhet e mesfushes te Bavarezeve ka kontrate me klubin deri veren e ardhshme, qe don te thote se "Zonja e Vjeter" do ta fitonte, me mire thene me kusht, gratis. Por perkuder Juves edhe disa skuadra tjera nga Anglija jane te interesuara per sherbimet e Bastian Schweinsteiger dhe mund te fillojne bisedime rreth sherbimeve personale me lojtarin qe ne janar. "Mesoj gjuhen italiane sepse me te vertete me pelqen ajo gjuhe. Jam i lumtur ne Bayern, por ndonjehere nuk dihet cka do te ndodhe ne futboll", - theksoi Shweini.

e shtunë, 27 shtator 2008

Secco: Me pelqen Cassano

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco eshte i admiruar nga paraqitjet e shkelqyera te Antonio Cassanos tek Sampdoria dhe thekson se ai eshte njeri nder "ata lojtare" te cilet Secco do te kishte deshiruar te sjelle tek Juventusi. "Antonio eshte nje lojtar qe me pelqen shume. Do te deshiroja ta shihja duke e zevendesuar Aleksin ne Juventus, mirepo derisa Del Piero te jete ne dispozicion, e pamundur do te jete qe Cassano t'i bashkangjitet bardhezinjve". Te shtunen ndeshemi me Sampdorian e Cassanos, dhe do te ultimatoja mbrojtjen qe ne ansje menyre mos t'i lihet depertimi Cassanos, se ai eshte i rrezikshem. Ate e kemi verejtur edhe vitin e kaluar, kur ndeshja me Sampdorian perfundoi me rezultatin 3-3, ku Cassano se bashku me Del Pieron ishin heronjte e atij spektakli - perfundoi Secco.

Secco i bindur: Giovinco do te rinovoje kontraten

Drejtesia e Zonjes se Vjeter shpresojne se ne ditet e ardhshme do te mund te nenshkruajne kontrate te re me yllin e tyre te madh, Sebastian Giovinco. 21-vjecari lojtare ofenziv nga radhet e repartit te mesfushes nje kohe te gjate bisedon me Juven per kontraten e re, por bisedimet ne disa raste jane ndalur. Disa skuadra te klasit evropian perfshire edhe Arsenalin, jane te interesuar per yllin e ri, por Alessio Secco shpreson se Giovinco se shpejti do te vazhdoje besnikerine me klubin. "Nuk besoj se ekziston rrezik per deshtimin e mundesise te vazhdohet kontrata e Giovincos" - tha Secco per Sky Italia. Ai eshte lojtare i cili u zhvillua ne kete skuader. Ai eshte teper i rendesishem per kete skuader dhe Juvja beson tek ai dhe duan te investojne ne te". Giovinco eshte njeri nder lojtaret e Juventusit i cili pagohet mizerisht, spekulohet se perfiton page vjetore prej 50 000 euro. "Ka dallim te madh ndermjet asaj qe ai kerkon dhe ajo qe ne ofrojme. Por gjasat jane te medha se se shpejti do te arrijme pajtueshmeri per kontraten e re". "Kryesorja eshte qe ai te kuptoje se ende piqet si lojtare dhe se ka mundesi te perparoje shume". "Ai duhet te kuptoje se ende nuk ka arritur aty" - perfundoi Alessio Secco.

Mafia pas marrëveshjes për Amaurin

Në marrëveshjen ku u realizua transferimi i Amaurit nga Palermo te Juventusi është përfshirë edhe mafia. Ky është lajmi i publikuar në të përditshmen italiane "La Sicilia". Sulmuesi italo-brazilian kaloi te "Zonja e Vjetër" në verë për 24.8 milionë euro e sipas gazetës, edhe mafia siciliane ka pasur një rol aktiv në akord. Kjo akuzë erdhi vetëm 24 orë pas deklaratave të presidentit të Palermos, Maurizio Zamparini, sipas të cilit klubi i tij është i pastër dhe nuk ka pasur të bëjë me asnjë organizatë kriminale. Titulli i madh i "La Sicilia"-s ishte "Mafia dhe marrëveshje për Amaurin" dhe në shkrim pretendohej se ish- drejtori sportiv, Rino Foschi, ka pasur një debat të ashpër me presidentin Zamparini, pasi nuk dëshironte që lojtari të shitej. Foschi ka folur rreth kësaj polemike edhe me ish-menaxherin Giovanno Pecchoraro, që është arrestuar pas lidhjeve me mafien.

e enjte, 25 shtator 2008

Gigli: Do të bëj tifo për Milanin

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka thënë se ai do ta mbështesë Milanin në derbin e të dielës. “Unë nuk besoj në idenë se Interi mund të ikë shumë me pikë. E kemi ditur se shtatori do të jetë një muaj i vështirë, por gjërat do të ndryshojnë”, ka thënë Gigli duke iu referuar barazimit të Juves me Catanian në Torino. Sa i takon ndeshjes ndërmjet rivalwve tw qytetit, Derby della Madoninna, presidenti i Bianconerëve ka thënë: “Unë do ta mbështes Milanin në derbin e të dielës mbrëma”. Nga ana tjetër edhe Zonja e Vjetër ka një ndeshje të vështirë, pasi që udhëton në Genoa për t’u takuar me Sampdorian.

Giovinco: Kishim sё paku 10 raste

Sebastian Giovinco nuk ёshtё i kënaqur nga fakti se ekipi nuk i shfrytëzoi njё numër tё madh tё raseve pёr tё shёnuar fitore, nё barazimin e mbrёmshёm ndaj Catanias, por ana pozitive e kësaj ёshtё se Juve luajti njё ndeshje tё mirё. “Pёr fat kam luajtur pёr Juventunsin nё Serie B dhe nuk isha aq i shqetësuar”, ka thёnё 21-vjeçari, i cili mbrёmё pati paraqitjen e tij tё parё nё Serie A dhe tregoi lojё tё shkëlqyeshme. “Mё vjen keq qё ndeshja përfundoi nё kёtё mёnyrё. Jemi tё kënaqur me paraqitjen por jo edhe me rezultatin. Fusha nuk na ndihmoi shumё, por nuk duhet tё gjejmë arsyetime, krijuam sё paku 10 raste shënimi, por nuk mundёm t’i shndёrrojmё nё gol”, ka thёnё Giovinco.

Juventus kërkon shkëputjen nga Andrade

Kontrata Juventus është në tratativa me agjentin e Jorge Andrade për të gjetur një zgjidhje miqësore, që çon në prishjen e kontratës me mbrojtësin portugez, i cili nuk ka qenë asnjëherë në dispozicion të Ranierit, qëkur ka ardhur te Juventusi, më 2007-n. Vitin e kaluar ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë, në javën e katërt të kampionatit, duke i dhënë lamtumirën sezonit. Në korrik pësoi një tjetër dëmtim, tek i njëjti gju. Rezultati: tani Juventus kërkon ta prishë kontratën me lojtarin, siç ka konfirmuar edhe drejtori sporti i bardhezinjve, Alessio Secco.

Ramazani, Sisoko agjëron: Jam i lodhur!

Mesfushori i Juventusit është besimtar i devotshëm mysliman, por ndjen rënie në formën fizike Është muaji i shenjtë i Ramazanit. Për Juventusin mbyllet më 30 shtator, pasi ka luajtur gjashtë ndeshje në 16 ditë. Një “tur force”. Ndërsa për Momo Sissokon mund të mbyllet një ditë më pas, më 1 tetor. Gjithçka do të varet nga Hëna. Por kjo është një histori tjetër, një histori serioze. Sissoko është besimtar mysliman dhe i zbaton rreptësisht rregullat e shenjta të Ramazanit. Për një muaj, i nënti i vitit të dytë në kalendarin hënor, besimtarët myslimanë duhet të qëndrojnë pa ngrënë, pa pirë ujë ose duhan dhe të mos praktikojnë aktivitet seksual. Nga mëngjesi deri në perëndim. Që mesfushori nga Mali do të agjëronte, nuk është ndonjë lajm i ri. E kishte deklaruar publikisht, qëkur luante me Liverpoolin. Agjërim i respektuar edhe një herë tjetër. “Pa harruar detyrat e një futbollisti profesionist,” - bëjnë të ditur miqtë e tij. Një vendim i komunikuar pa dyshim drejt klubit dhe stafit teknik dhe, pa dyshim, i respektuar nga trajneri Ranieri, si dhe nga drejtuesit. ZGJEDHJE - Por tani, ndërsa Hëna është duke lindur, Sissoko mund të përfitojë një tur pushim. Mbrëmë, titullar ndaj Catanias ishte i riu Marchisio. Momo është njeri i devotshëm dhe i ndershëm, që nuk kërkon alibi. Kështu, para dy ditësh, në Vinovo, u tha shokëve të tij: “Më vjen keq, e di që në Cagliari nuk e dhashë ndihmën time si gjithnjë, por jam i lodhur, shumë i lodhur!”. Një rrëfim i qetë. Dhe ndonjë detaj më shumë: në muajin e nxehtë të Juventusit ai ishte vendimtar, para së gjithash kundër Zenitit dhe Udineses. Dy sfida të luajtura në mbrëmje, të luajtura të dyja pas perëndimit. PRESIDENTI - Është e vërtetë, ama, që ka nga ata që kanë vendosur të mos agjërojnë në këtë muaj të shenjtë. Samir Nasri i Arsenalit deklaroi: “Sot trupi është ndryshe. Vitin e shkuar, para meningjit dhe një dëmtim në kavilje, nuk munda të agjëroj”. Më drastik myslimani i Barcelonës, Eric Abidal. Ai e cilëson agjërimin si një lodhje që ka lidhje në sportin e niveleve të larta. Ja si shpjegon Dacan Mohamed Nour: “Ramazani është lutje, aspak torturë! Italia është një shoqëri multietnike, është mirë që di t’i presë të gjithë. Dhe trajnerët të mirëkuptojnë. Të agjërosh është zgjedhje e lirë, nga të cilët veçohen ata që kanë probleme shëndeti ose ndodhen në udhëtim. Jo futbollistët, pra, ndryshe nga ata që punojnë në fabrikë”. Doktor Nuri është presidenti i Bashkimit të Komunitetit Islamik në Itali, por edhe mjek sportiv. Ai buzëqesh: “Unë jam interist, por djali im juventin, dhe është krenar për atë që bën Sissoko”. Sfida (e titullit) vazhdon edhe kështu. Duke pritur Hënën e re… Presidenti Ëndrra e Giglit: Finalja e Championsit! Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, mbi pyetjen e parapëlqyer se çfarë zgjedh mes kampionatit dhe Championsit, e ka hequr “maskën” dhe ka treguar një fiksim të tij të vjetër, i përbashkët, gjithsesi, nga pjesa më e madhe e tifozëve juventinë: “Kam një ëndërr, të ngre Championsin! E dyta, por do të ishte vërtet maksimumi, si dhe një tjetër: të fitoj në finale kundër Interit, duke i mundur në një ndeshje të vetme!”.

Juventus ndan pikёt me Catanian


Juventusi ka qenё befasia mё e madhe e javës tё katёr nё Serie A, pasi qё nuk arriti tё nxjerrë tri pikё tё plota nё ndeshjen përballё Catanias, tё zhvilluar nё Torino, qё përfundoi me barazim me rezultat 1-1. Juventusi udhëhoqi nё pjesën mё tё madhe tё ndeshjes, falё golit tё shёnuar nga Amauri nё minutën e 16-tё, por nё pjesё tё dytё mysafirёt arritën tё barazojnë me anё tё Plasmatit (68’), duke iu dhёnё njё goditje tё papritur bardhezinjve. Me kёtё barazim Juventusi humb vendin e dytё nё tabelё, tё cilёn tash e ndajnё Lazio dhe Atalanta. Zonja e vjetёr pas dy fitoreve dhe dy barazimeve renditet nё vendin e pestё, me tetё pikё, sa ka edhe Napoli nё vendin e katërt, qё mposhti Palermon si vendas.

Te dhena rreth ndeshjes: Juventus-Catania 1-1
Juventus (4-4-2): Manninger, Grygera, Legrottaglie, Chiellini, De Ceglie; Marchionni (69' Saliahmidzic), Poulsen, Marchisio (83' Tiago), Giovinco (84' Nedved); Amauri, Del Piero (Ne dispozicion: Chimenti, Knezevic, Ekdal, Iaquinta). Trajner: Ranieri

Catania (4-1-4-1): Bizzarri; Sardo, Silvestre, Terlizzi, Silvestri; Biagianti; Tedesco, Ledesma, Izco, Llama (46' Plasmati); Morimoto (60' Martinez, 84' Baiocco) (Ne dispozicion: Kosicky, Sabato, Stovini, Dica). Trajner: Zenga

Arbitro: Pierpaoli nga Firenze
Golashenues: 16' Amauri (J), 68' Plasmati (C)
Karton te verdhe: Ledesma (C), Bizzarri (C), Silvestre (C)


e mërkurë, 24 shtator 2008

Terim: Më pëlqen Mourinho, ndërsa Juventusi është i madh

Trajneri i Turqisë, Fatih Terim, ka thënë se atij i pëlqen shumë trajneri i Interit, Jose Mourinho, ndërsa ka shprehur edhe dashurinë e tij për skuadrën e Juventusit. “Mourinho është një trajner i madh dhe më pëlqen. Shumë njerëzve nuk u pëlqen ai, mirëpo mua po”. “Juve? Juve do të jetë gjithmonë Juve. Si gjithmonë, ata dëshirojnë të fitojnë, ndërsa moslargimi i Ranierit u ndihmon shumë”, ka thënë ish-trajneri i Fiorentinës. Bardhezinjtë sonte takohen me Catanian në Stadio Olimpico të Torinos, derisa Interi pret Leccen në Giuseppe Meazza. Të dyja skuadrat do të luftojnë për t’i siguruar tre pikët në garën për titull.

Ranieri: Herët, për të menduar titullin

Claudio Ranieri mendon për sfidën e Catanias, ndonëse fillimisht shfaq gjithë gëzimin e tij për operacionin e suksesshëm të kryer nga David Trezeguet: “Më kanë lajmëruar se operacioni, të cilit i është nënshtruar David ka përfunduar me sukses dhe të gjithë ne jemi të lumtur për këtë. E presim sa më shpejt lojtarin në skuadër, pasi sigurisht që Trezeguet është një ndër shtyllat kryesore të Juventusit”, thekson tekniku i bardhezinjve. Ndërkohë, përsa i përket ndeshjes me skuadrën e drejtuar nga Wallter Zenga, Ranieri paralajmëron për kujdes lojtarët e tij: “Ndeshja ndaj Catanias do të jetë një përballje e vështirë. Këtë sezon kuqeblutë e kanë nisur mjaft mirë. Të mos harrojmë vështirësitë që i krijuan Interit në “San Siro”, por po ashtu edhe sfidat ndërmjet nesh në sezonin e kaluar. Një fitore tjetër do të konfirmonte forcën tonë, por të mos harrojmë gjithashtu se, pas katër ditësh na pret një tjetër përballje e vështirë në transfertën e Sampdorias. Lufta për titull? Ky sezon do të jetë shumë i luftuar për të gjitha skuadrat e Serisë A. Interi vazhdon të mbetet formacioni për t’u mundur, ndonëse nuk duhet lënë pa përmendur forcën e Milanit, Fiorentinës, por gjithashtu edhe Romës, e cila duket se tashmë e ka lënë prapa krizën e rezultateve të këtij fillimsezoni”, përfundon trajneri i stolit juventin, Claudio Ranieri.

Lapo Elkan Interi, skuadër antipatike!

Lapo Elkann është shumë i lumtur për startin sezonal të Juventusit të tij dhe nuk nguron të ëndërrojë objektiva të rëndësishëm: “Skuadra e këtij viti është shumë e fortë dhe besoj se nëse vazhdojmë kështu, nuk do të jetë çudi që të na shihni në finalen e Ligës së Kampioneve, ku si rivale do të dëshiroja Interin. Skuadra e Mourinhos realisht nuk më pëlqen, pasi me numrin e madh të lojtarëve në dispozicion, nuk po tregon ndonjë superioritet të madh në lojë kundrejt nesh apo rivaleve të tjera për titull”, deklaroi Lapo Elkann.

Sissoko: Jam i lodhur për shkak të Ramazanit

Futbollisti i Juventusit, Mohamed Sissoko është arsyetuar për paraqitjen e tij jo të mirë, duke thënë se është i lodhur për shkak të agjerimit në muajin e Ramazanit. Sissoko, i cili është anëtar i kombëtares së Malit, i takon fesë muslimane, dhe rreth paraqitjes së tij të dobët me Cagliarin, ka pohuar: "E di se nuk kam mundur të jap kontributin tim të zakonshëm në ndeshjen me Cagliarin, por isha shumë i lodhur", ka thënë Sissoko. "Vitin e kaluar u ktheva pikërisht nga meningitisi si dhe lëndimi i nyjes së këmbës, kështu që nuk munda ta agjerojë Ramazanin dhe çdo gjë ishte ndryshe. Ramazani është obligim, por jo një lloj i torturës. Italia është një shoqëri multi-kulturore dhe kjo është një gjë shumë e mirë sepse çdokush është i mirëseardhur", ka nënvizuar Sissoko, i cili për shkak të problemeve të tij fizike pritet që ndeshjen e sotme ndaj Catanias ta fillojë i ulur në bankinë.

e martë, 23 shtator 2008

Ranieri pergatit receten per Catanian


Juventusi te merkuren ne ndeshjen e gjiros se katert te kampionatit italian do te pres ne shtepi skuadren e Catanias. Edhe ne kete ndeshje problemet per teknikun bardhezi Claudio Ranieri nuk ndalojne. Buffon, Andrade, Zebina, Zanetti, Camoranesi dhe sulmuesi Trezeguet nuk do te jene ne gjendje qe t'i ndihmojne skuadres se tyre. Claudio Ranieri ka vendosur qe edhe ne kete ndeshje te beje rokade sa i perket formacionit titullar. Ne kete ndeshje gjasa te shumta per te debutuar do te kete "Ylli i ri i Juventusit", Sebastian Giovinco qe pritet te filloje ndeshjen nga minuta e pare. Ranieri ka vendosur qe suedezin Albin Ekdal ta therret ne kuader te kesaj ndeshje. Lajm i mire per Juventusin e Ranierit eshte rikthimi i kapitenit Alessandro Del Piero, i cili mungoi ne transferten e Cagliarit. Kapiteni pritet qe ndeshjen ta filloje qe nga minuta e pare se bashku me brazilianin Amauri.

Te ftuarit e Ranierit per ndeshjen me Catanian:

Portiere: Chimenti, Manninger.
Mbrojtes: Chiellini, Mellberg, Knezevic, Grygera, Molinaro, De Ceglie, Legrottaglie.
Mesfushore
: Salihamidzic, Nedved, Poulsen, Marchisio, Sissoko, Ekdal, Tiago, Marchionni.

Sulmues
: Amauri, Iaquinta, Del Piero, Giovinco.

Trezeguet pati operim te dyfishte

Ne sulmuesin e Juventusit, David Trezeguet ne mengjes ishin te kryera me sukses operacionet ne dy gjunjte. Francezi javen e kaluar pesoi lendim ne tetiven e gjurit ne ndeshjen me Zenitin. Mjeket Giuliano Ceruli dhe Flavio Quaglia, se pari kryen operacionin ne tetiven e gjurit te djathte dhe me pas ishte i kryer edhe operacioni me intervenim siper meniskusit ne gjurim e majte. Procedura zgjati 1 ore e 15 minuta dhe Trezeguet tash duhet te pushoje 15 dite para se te filloje me procesin e rehabilitimit. Mendohet se Trezeguet do te jete ne dispozicion te trajnerit Ranieri diku nga fillimi i muajit shkurt. Me kete situate, Vincenzo Iaquinta dhe Sebastian Giovinco do te fitojne shanse me te madhe per tu treguar.

Juvja prish marreveshjen me Andraden

Mediat italiane theksojne se skuadra e Juventusit tashme e ka prishur kontraten me mbrojtesin Andrade, edhe pse ende nuk eshte arritur lajmi zyrtar nga klubi. Andrade tek Juvja erdhi veren e kaluar nga radhet e Deporto La Corunna, dhe Zonja e Vjeter per sherbimet e tij derdhi rreth 10 milione euro. Andrade per Juven ka luajtur vetem 4 ndeshje ne Serie A dhe nje ne Coppa Italia, dhe me pas pesoi nje lendim ne gjurin e kembes pas se ciles eshte dashur t'i nenshtrohet operacionit. Ne mbrojtesin ishin te kryera 2 operacione dhe ishte ne pikepyetje karriera e tij, por pas pauzes prej nente muajsh ai perseri iu rikthye stervitjeve. Mirepo ne filimin e ketij sezoni, ne periudhen e pergatitjeve, Andrade ripertriu lendimin. Keto probleme te portugezit jane edhe prej me heret, qe kur ne vitin 2006 ne derbin ndermjet Deportivos dhe Barcelones pesoi nje lendim ne gju, e cila e largoi nga tereni perplit nente muaj, me te cilin ishte jashte Boterorit. Qe prej disa jave spekulohet se Juvja deshiron ta largoje Andraden nga llogarija e rroges, dhe ne mengjes mediat nga Italia theksuan se Juventusi tashme ka prishur marrevedhjen me mbrojtesit. Ende nuk ka lajme zyrtare nga dyja palet por drejtori sportiv i Zonjes se Vjeter, Alessio Secco theksoi se jane ne kontakt me agjentin e Andrades. "Ne jemi ne kontakt me agjentin e tij, dhe duam te gjejme zgjidhje miqesore per kete situate" - mbaroi Secco.

Ranieri: Mendoj për Catanian jo për Scudetton

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se ende është herët të mendohet për Scudetton, ndërsa aktualisht vëmendja e tij është vetëm te ndeshja e të mërkurës kundër Catanias. “Është paksa herët të flitet për garën për Scudetto ndërmjet Interit dhe Juventusit, sepse gjithçka është e hapur. Aty është Milani, Roma, Fiorentina dhe Lazio, duke mos harruar Napolin dhe Sampdorian”. “Jam duke menduar për ndeshjen kundër Catanias, sepse pres që të zhvillojnë një lojë të ngjashme sikurse ajo kundër Interit”. Nga an tjetër mësohet se kapiteni i skuadrës, Alessandro Del Piero, është rikuperuar plotësisht dhe pritet të inkuadrohet nga minuta e parë në sulm bashkë me Amaurin. Derisa Camoranesi ende nuk është i gatshëm në lojë, tanimë dihet mungesa e gjatë e David Trezeguet, i cili i është nënshtruar operacionit.

Juventus “tkurret” kunder Catanias

Juventus ka filluar te mendoje per ndeshjen e se merkures kunder Katanias ku Ranieri do hedhe ne fushe nje formacion te kushtezuar nga demtimet e shumta. Pas suksesit te vuajtur ne fushen e Cagliarit, Juventus ka filluar te mendoje per ndeshjen e se merkures kunder Catanias. Edhe pse trajneri Ranieri nuk ka asnje lojtar te skualifikuar, ai duhet te riformatoje skuadren per shkak te disa mungesave te rendesishme. Buffon nuk do jete i gatshem per kete sfide pasi do mungoje 7-10 dite dhe ai do te zevendesohet nga Manninger, por ajo qe shqeteson me shume teknikun eshte mesfusha, pasi Camoranesi eshte ende ne dyshim.

Del Piero: Me Juven e kam shijuar çdo sekondë

Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka folur për ‘martesën’ e tij 15 vjeçare me Zonjën e Vjetër, duke thënë se është i ngazëllyer që ka luajtur kaq gjatë me fanellën bardhezi. Kapiteni, ikona dhe heroi i Juventusit është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Bianconerët dhe po ashtu lojtari me më shumë paraqitje në fanellën bardhezi. Del Piero është transferuar te Juventusi në vitin 1993 nga Padova duke u bërë shumë shpejt i adhuruari i tifozëve të Juves. “Jam shumë i lumtur që e kam kaluar gjithë këtë kohë në këtë skuadër”. “Kam përjetuar shumë ambicie, beteja, fitore dhe humbje, dhe gjithmonë mbetem i lumtur”. “Martesa ime me Juventusin ka qenë fantastike dhe e kam shijuar secilën sekondë”, ka thënë Del Piero.

Spalletti: Juve e Inter, më të fortë se ne

Roma është rikthyer bindshëm tek suksesi, pas fitores së regjistruar të shtunën në mbrëmje në “Olimpico” kundër kalabrezëve të Reginas me rezultatin 3-0. Trajneri Luciano Spalletti nuk e fsheh kënaqësinë e tij për fitoren e parë sezonale, ashtu sikundër nuk fsheh superioritetin tekniko-taktik të dy kryesuesve aktualë të Serisë A, Inter e Juventus, kundrejt Romës së tij. “Bardhezinjtë dhe zikaltrit sigurisht që janë dy skuadra të mirorganizuara, pasi dhe vetë historia e këtyre dy klubeve e tregon një gjë të tillë. Marrja e kryesimit dhe rendimenti i lartë i këtyre dy formacioneve në këtë fillim sezoni nuk më habit aspak, pasi drejtuesit e tyre kanë bërë një merkato të shkëlqyer gjatë kësaj vere, me elementë të rëndësishëm, të cilët i kanë fuqizuar akoma më tej grupet e lojtarëve të sezonit të kaluar. Gjithsesi, edhe ne do të mundohemi që t’i qëndrojmë sa më pranë Interit e Juventusit menjëherë sapo të kemi zgjidhur problemet tona”, ka thënë Spalletti. Trajneri verdhekuq buzëqesh kur përmendet emri i Francesko Tottit, i cili tashmë është shumë pranë rikuperimit të tij të plotë. “Fracesko është kapiteni ynë dhe lideri i Romës. Pa diskutim, mungesa e tij i ka kushtëzuar disi rezultatet tona, por jam i sigurt se sapo të rikuperohet, atëherë do të rishihni atë skuadër që jemi mësuar të shohim vitet e fundit”.

Amauri: “Kam ende shumë për t’i dhënë kësaj fanelle”

Amauri, sulmuesi brazilian i bardhezinjve, është tashmë idhulli i të gjithë tifozëve. Skuadra e Juventusit përulet përpara goditjes spektakolare të këtij sezoni, përpara sulmuesit që shpëtoi dy ndeshje radhazi dhe që arriti t’i bëjë të gjithë ta harrojnë Trezeguet dhe mungesën e tij 4-mujore. “Më vjen shumë keq për Trezeguet, sepse e di mirë se ç’do të thotë të mos jesh në fushë për një kohë kaq të gjatë për faj të një dëmtimi ose një ndërhyrjeje kirurgjikale”, thotë Amauri. “David është goli vetë”, është shprehur para disa ditësh Ranieri, e meqë francezi mungon, është detyra e brazilianit të durojë gjithë këtë përgjegjësi. “Kjo gjë nuk më tremb aspak. Që kur jam bërë pjesë e kësaj skuadre, e kam ndjerë përgjegjësinë për ta përfaqësuar sa më denjësisht. E di mirë që duhet të jap shumë më tepër për këtë fanellë nga ç’kam dhënë gjer tani në gjithë karrierën time, për të shpërblyer besimin që klubi pati tek unë”. Dhe braziliani e ka mbajtur premtimin e dhënë, madje shumë më shpejt. Mjafton të kujtojmë dy golat radhazi në kampionat kundër Udineses dhe Cagliarit. Dy fitore me të njëjtën recetë (1-0) e që mbajnë të njëjtën firmë, atë të ish- lojtarit të Palermos. Amauri ka treguar se është një lojtar deciziv për skuadrën bardhezi, pasi i ka dhuruar “Zonjës së Vjetër” 6 pikë, nga 7 që ka arritur të fitojë gjer tani. “Unë i detyrohem shumë Juventusit dhe e ndjej që nuk kam bërë ende asgjë të jashtëzakonshme. Nuk është vetëm merita ime që kam shënuar në portën e kundërshtarëve, sepse pas krahëve të mi është një skuadër e tërë që vrapon dhe sakrifikon shumë për të shënuar. Merita e pikëve të grumbulluara është e të gjithëve”. Megjithatë nuk duhet të lëmë pa përmendur Iaquintën, i cili si në ndeshjen me Udinesen, edhe atë me Cagliarin e ka ndihmuar shumë. “Ne punojmë shumë mirë bashkë, atij i mungon vetëm goli, të cilin ia uroj me gjithë zemër. Madje të shënojë që gjatë ndeshjes së të mërkurës, kështu do të mund ta shohim më të qetë gjatë sfidave në vazhdim”. Sigurisht, po ta lëmë modestinë mënjanë, i gjithë suksesi i Juventusit është meritë e Amaurit, sepse falë lojës së tij mjaft të mirë ka zgjidhur një situatë më të komplikuar seç parashikohej. “Është e vërtetë që fitorja kundër Kaljarit nuk ishte aspak e lehtë. Megjithatë, në fund të fundit, ajo që ka rëndësi janë tri pikët e fituara. Gjithsesi ndeshje të thjeshta nuk do të ketë pasi të gjitha skuadrat janë përmirësuar shumë”, përfundon sulmuesi brazilian i Juventusit.

Gigi Buffon qetëson: Asgjë serioze

Gigi Buffon ka pësuar një tërheqje të lehtë në sfidën me Cagliarin, që vuri në alarm Juventusin. Në vend të tij ka luajtur austriaku Manninger. “Vendosa të ndalem thjesht për të qenë i sigurt. Pasi godita topin, nuk u ndjeva aspak mirë. Gjuajta në një mënyrë të keqe dhe ndjeva se diçka nuk po shkonte. Në fillim u zemërova kur të gjithë vazhdonin të më kalonin topin dhe në një farë pike e kuptova që ishte më mirë të dilja nga fusha, - rrëfen portieri juventin. – Nuk mendoj se ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar. Është një nga ato situata që zgjidhen brenda javës. Pastaj, është hera e parë që vij në Kaljari dhe nuk pësoj asnjë gol. Ishte kjo një nga arsyet që e gjykova të drejtë të luaja vetëm gjatë pjesës së parë”. Gigi Buffon do t’i nënshtrohet kontrolleve më të detajuara mjekësore, për të qenë më të sigurt se gjendja e tij fizike do të jetë perfekte për ndeshjen e fundjavës së ardhshme.

Trezeguet mund të mungojë pesë muaj!

Sulmuesi francez në radhët e Juventusit, David Trezeguet, do t'i nënshtrohet operimit të gjurit, pas së cilit e pret një periudhë e gjatë shërimi, ka bërë të ditur klubi torinez. Trezeguet është lënduar në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Zenit Sant Petersburgut, e cila përfundoi me fitoren e "Zonjës së Vjetër", 1:0. "Periudha e shërimit të gjurit do të zgjasë së paku tre muaj e gjysmë, kurse maksimalisht mund të shkojë deri në pesë muaj. Ky lëndim nuk është i lidhur me problemet e mëparshme të gjurit të Trezeguet", thuhet në kumtesën e Juventusit.

Amauri i lumtur me formën e tij

Ylli i ri i Juventusit, Amauri është shumë i lumtur për momentin nëpër të cilin po kalon te skuadra e tij e re. Në fakt, ai për herë të dytë me radhë ishte përcaktues në fitoren e Juventusit. Braziliani shtatlartë, i cili u bashkua me Juventusin gjatë kësaj vere nga Palermo për 22 milionë euro, tashmë ka filluar ta shpaguajë investimin e drejtuesve të "Zonjës së Vjetër", pasi realizoi edhe golin e fitores në ndeshjen ndaj Cagliarit (1:0). "Sigurisht se ky është një moment i lumtur për mua. Unë vetëm po bëjë përpjekje që ta shfrytëzojë rastin që ma jep trajneri. Kjo fitore është për skuadrën", ka thënë Amauri. Futbollisti brazilian së shpejti do të pajiset me pasaportë italiane dhe sigurisht se do të mund të përfshihet në kombëtaren italiane, duke pasur parasysh faktin se ai nuk është paraqitur asnjëherë në fanellën e kombëtares së Brazilit.

e hënë, 22 shtator 2008

Buffoni ndalet 10 ditë

Juventusit do t’i mungojë Gianluigi Buffoni në 10 ditët e ardhshme. Diagnoza për portierin bardhezi, i cili u dëmtua dje në Cagliari, flet për një kontraktim rrëzë kofshës së djathtë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë klubi juventin. Buffon u lëndua gjatë ndeshjes së djeshme, në të cilën Juventusi shënoi fitore ndaj Cagliarit, dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Pas analizave mjekësore, sot u bë e ditur se portieri do të pushojë gjatë dhjetë ditëve të ardhshme. Buffon do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Cattanias në Torino, si dhe në udhëtim tek Sampdoria në Genova. Në vend të tij, portën e bardhezinjëve do ta mbrojë Alexander Manninger, i cili mbrëmë i zhvilloi edhe 45 minutat e para në Serie A me ekipin e Juventusit, dhe arriti ta ruajë rezultatin deri në minutën e fundit. Juventus së fundi ka pësuar edhe një goditje të fuqishme, pasi që David Trezeguet sërish do të operohet në gjurin e djathtë, që do ta mbajë atë jashtë fushe rreth katër muaj.

Ranieri: Mund ta fitojmë Scudetton

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për ta fituar Scudetton këtë sezon.“Vërtet besoj se mund ta fitojmë Scudetton. Do të mundohemi deri në fund të Kampionatit për ta fituar atë”. “Do të më pëlqente edhe më shumë nëse do të konkurronim me Interin për titull. Ne besojmë se mund të arrijmë sukses, edhe pse rivalët tanë kanë diçka më tepër se ne”, ka thënë trajneri i Bianconerëve.

Juve-Inter, rikthehet dueli

Dueli ose siç është quajtur ndër vite derbi i Italisë ndërmjet Interit e Juventusit është rindezur përsëri pas dy vitesh. Bardhezinjtë e drejtuar nga Claudio Ranieri dhe zikaltrit e Jose Mourinhos janë dy skuadrat që nga pasditja e djeshme kanë marrë të vetme kryesimin e Serisë A me nga shtatë pikë, dy fitore dhe një barazim. Juventusi arrin një fitore të vuajtur në transfertën e Cagliarit, përsëri falë një goli të vetëm të shënuar nga braziliani Amauri, i cili ashtu si në sfidën e javës së kaluar ndaj Udineses konfirmohet vendimtar. Po ashtu, edhe Interi ka triumfuar në transfertë ndaj Torinos së Gianni De Biasit me rezultatin 3-1, falë një autogoli të Pizanos, një eurogoli të mbrojtësit brazilian Maicon dhe liderit të këtij formacioni, suedezit Zlatan Ibrahimovic. Përveç këtyre dy formacioneve, suksese të rëndësishme ka arritur edhe Fiorentina e trajnerit Cesare Prandellit, ku përsëri vendimtar për vjollcët ka qenë goli i vetëm i ish-sulmuesit të Milanit, Alberto Gilardino. Po ashtu, edhe Palermo me dy fitoret radhazi të regjistruara në javën e kaluar kundër Romës dhe pasditen e djeshme kundër Genoas së Gasperinit me rezultatin 2-1 renditet menjëherë pas dy kryesueseve,Interit dhe Juventusit me gjashtë pikë. Ndërkohë, të gjitha sfidat e tjera të zhvilluara kanë përfunduar në barazim. Sampdoria ndalet në shtëpi në një barazim ndaj Chievos në shifrat 1-1. Franceskini kalon në avantazh skuadrën e Mazarrit në minutën e 49-të, ndërkohë që vetëm dy minuta më pas Langella barazon shifrat. Lecce-Siena ka përfunduar me të njëjtin rezultat si më lartë, 1-1. Bardhezinjtë e Giampaolos kalojnë të parët në avantazh me Ficagnan, por Casserta, vendimtar edhe në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Kievos i dhuron një pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij. Një sfidë interesante zhvillohej në “Friuli” të Udines, ndërmjet vendësve dhe Napolit të Edi Rejas, por në përfundim të 90 minutave, skuadrat kanë qenë të kënaqura me nga një pikë, në një ndeshje pa shumë emocione dhe me rrjeta të paprekura.

Amauri, gjashtë pikë brenda një jave


Me golin e djeshëm dhe atë me Udinesen javën e shkuar, braziliani i jep Juves fitoren në Cagliari.
Praktikisht, nga fillimi i sezonit, Claudio Ranieri nuk ka munguar asnjëherë ta pranojë lehtësinë e përfshirjes së lojtarëve të rinj në lojë. Pikërisht të rinjtë vunë “firmën” në suksesin ndaj Cagliarit: Amauri me një gol tjetër me peshë, Manningeri me një pritje prej kampioni në minutat shtesë. Pas atij me Udinesen, braziliani del edhe një herë njeriu i ndeshjes në “Sant’Elia” ndaj Cagliarit. “Krijuam shumë aksione dhe nuk arritëm t’i konkretizojnë të gjitha rastet, por rëndësi ka fitorja, - thotë braziliani, që kërkon të natyralizohet si italian, së shpejti. -Jam i kënaqur për golin; mendoj gjithnjë të luaj mirë për skuadrën. Ky është shansi i jetës sime dhe unë dua ta shfrytëzoj. Loja me Iaquintën funksionon, por është grupi ai që funksionon, para së gjithash, ndaj do të përpiqemi të fitojmë së bashku. Trezeguet? Më vjen keq për dëmtimin e tij. E di ç’do të thotë të qëndrosh jashtë për shumë kohë, por jam i sigurt që do të kthehet më i fortë se më parë.”

VLERËSIMI I RANIERIT - Trajneri i Juventusit e shijon fitoren në Cagliari. Një sukses i vuajtur në Sardenjë, por bardhezinjtë marrin tri pikë të çmuara. “Do të ishte më mirë, nëse do t’i kishim konkretizuar rastet që na u paraqitën dhe do të siguronim fitoren, - shpjegon Ranieri. - Ndeshja ishte e fortë deri në fund; Kaljari pati mundësi të barazojë në fund me Matrin. Ne nuk ishim të saktë para portës, por, mbi një terren si ai i sotmi, (dje), nuk ishte e lehtë ta qarkulloje topin në tokë.”
Vendimtar ishte goli i Amaurit. “Është një blerje e madhe, është një mjeshtër në përpunimin e topit, - vijon Ranieri për brazilianin. - Ishin të zotë edhe ata që kanë luajtur pak deri më tani se të tjerët; nuk është e lehtë të jesh gjithnjë gati. Tiago ishte në formë, të gjithë e adhurojmë për gatishmërinë e tij dhe, kush e di nëse këtë vit, pa trysni, mund t’i shfaqë cilësitë e tij.” Mbi dëmtimin e Buffonit, në fund të pjesës së parë, Ranieri shtoi: “Do ta vlerësojmë nesër (sot) gjendjen e tij, parapëlqeva të mos rrezikoj, por të shohim shkallën e problemit”.





e diel, 21 shtator 2008

Secco premton dy perforcime te medha per veren e ardhshme

Drejtori sportivi Juventusit, Alessio Secco premton dy perforcime te medha per veren e ardhshme por nuk donte t'i zbuloje emrat. "Veren e ardhshme do te sjellim se paku dy perforcime te medha". - tha Secco per Corriere dello Sport. "Njera nga perforcimet do te jete permbushje ne vendin e Pavel Nedvedit, kur caku do te pensionohet". "Sa i perket tjetres, jemi duke percjellur disa opsione te ndryshme mirepo nuk do t'i zbuloje emrat. Nuk jam i cmendur!". "Pres edhe disa prej lojtareve te rinje te kthehen, mendoj Davide Lanzafame, Cristian Pasquato dhe Ousama Essabr". Secco ka folur edhe per marreveshjen e Giovincos, i cili ende nuk eshte nenshkruar per shkak te dallimeve te medha financiare ndermjet klubit dhe lojtarit. "Ai deshiron me te vertete shume te holla. Por kontrate e tij skadon ne vitin 2011, dhe ai duhet te kuptoje se ekzistojne parametra te renditur per lojtaret te cilet tashme jane etabilizum dhe ato te cilet jane te rinje dhe qe duhen te ndjekin patekat ne renditje". "Paolo De Ceglie dhe Claudio Marchisio jane ato te cilet se bashku me Sebastian Giovincon do te duhet te jene themeli i skuadres ne te ardhmen". "Marchisio me perkujton Daniele De Rossin ndersa Paolo De Ceglie tashme e tregoi vleren e tij, dhe jemi duke menduar t'i ofrojme kontrate te re" - perfundoi Secco.

Serie A: Cagliari - Juventus, Amauri sërish hero


Amauri është bërë heroi i Juventusit për javën e dytë radhazi duke shënuar golin e vetch në ndeshjen e zhvilluar në Sardenia kundër Cagliarit. Zonja e Vjetër e filloi ndeshjen me mungesa të shumta në formacionin bazë si pasojë e lëndimeve të shumta në skuadër. Cristiano Zanetti, Jonathan Zebina, Mauro Camoranesi, Alessandro Del Piero dhe David Trezeguet përbëjnë listën e lojtarëve të cilët munguan në ndeshjen e sotme. Mirëpo, pavarësisht këtyre mungesave, Bianconerët arritën t’i arkëtojnë tre pikë të reja falë formës së mirë të cilën është duke shfaqur sulmuesi i transferuar nga Palermo këtë sezon, Amauri. Mungesa e dy sulmuesve kryesor e detyroi trajnerin, Claudio Ranieri, që në sulm të luajë me dyshen, Amauri dhe Vincenzo Iaquinta. Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën 39’, kur pas një krosimi të Marchionnit, Iaquinta e goditi lehtë, ndërsa Amauri reagoi shpejtë duke gjuajtur topin në portën e Cagliarit.

Të dhëna rreth ndeshjes: CAGLIARI-JUVENTUS 0-1 (0-1)

Golashenues: 39’ Amauri.
CAGLIARI: Marchetti; Pisano, Lopez, Bianco, Agostini; Fini (62’ Jeda), Biondini, Cossu; Parola (78’ Lazzari); Matri, Larrivey (46’ Acquafresca). Ne dispozicion: Lupatelli, Astori, Matheu, Burrai. Trajner. Allegri.

JUVENTUS: Buffon (46’ Manninger); Salihamidzic, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Marchionni, Sissoko (59’ Tiago), Marchisio (74’ De Ceglie), Nedved; Amauri, Iaquinta. Ne dispozicion: Knezevic, Legrottaglie, Rossi, Giovinco. Trajner. Ranieri.
Arbitër kryesor: Brighi nga Cesena.
Të ndëshkuar me karton të verdhë: 47’ Bianco, 66’ Marchisio.

Serie A: Parashikim Cagliari-Juventus