e hënë, 22 shtator 2008

Buffoni ndalet 10 ditë

Juventusit do t’i mungojë Gianluigi Buffoni në 10 ditët e ardhshme. Diagnoza për portierin bardhezi, i cili u dëmtua dje në Cagliari, flet për një kontraktim rrëzë kofshës së djathtë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë klubi juventin. Buffon u lëndua gjatë ndeshjes së djeshme, në të cilën Juventusi shënoi fitore ndaj Cagliarit, dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Pas analizave mjekësore, sot u bë e ditur se portieri do të pushojë gjatë dhjetë ditëve të ardhshme. Buffon do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Cattanias në Torino, si dhe në udhëtim tek Sampdoria në Genova. Në vend të tij, portën e bardhezinjëve do ta mbrojë Alexander Manninger, i cili mbrëmë i zhvilloi edhe 45 minutat e para në Serie A me ekipin e Juventusit, dhe arriti ta ruajë rezultatin deri në minutën e fundit. Juventus së fundi ka pësuar edhe një goditje të fuqishme, pasi që David Trezeguet sërish do të operohet në gjurin e djathtë, që do ta mbajë atë jashtë fushe rreth katër muaj.

Nuk ka komente: