e shtunë, 13 shtator 2008

Cassano “martohet” me “Zonjën e Vjetër”

Drejtuesit bardhezi pothuajse kanë mbyllur përfundimisht transferimin e Cassanos te Juventusi sezonin që vjen. Nuk ishte një mister që fantazisti i Sampdorias ishte nën shënjestrën e klubit të “Zonjës së Vjetër”, por me sa duket gjatë orëve të fundit është arritur marrëveshja dypalëshe mbi transferimin e mesfushorit dorian. Për transferimin i Antonio Cassanos te bardhezinjtë, juventinët duhet të paguajnë plot 18 milionë euro, ndërkaq mesfushori i talentuar i Juventusit, Sebastian Giovinco, sezonin që vjen mund të shkojë në formë huazimi te Sampdoria. Ndërkaq, nën gjurmët e Antonio Cassanos ishin vënë edhe Interi dhe Milani, por ka qenë vetë sulmuesi i Sampdorias që ka preferuar të shkojë te Juventusi. Në pritje të zyrtarizimit të këtij lajmi, midis Sampit dhe Juves ka një shtrëngim dore, që vlen sa një firmë.

Nuk ka komente: