e hënë, 29 shtator 2008

Tifozët kundër Ranierit: Ku është Giovinco?

Dhe telashet nuk kanë të mbaruar. Pasi ka arritur barazimin e dytë radhazi në kampionat, tifozët e Juventusit janë hedhur kundër Claudio Ranierit. Gjithçka ka ndodhur për shkak të mosaktivizimit të Sebastian Giovincos në ndeshjen kundër Sampdorias. Talenti italian ka zhvilluar një superndeshje kundër Catanias në mesjavë, por çuditërisht nuk ka luajtur asnjë minutë ndaj Sampdorias, në një kohë që Juventusi kishte shumë probleme në sulm. Dhe pyetja që tifozët i drejtojnë teknikut Ranieri është: Pse, pas një ndeshje shumë të mirë kundër Catanias, Giovinco nuk ka luajtur kundër Sampdorias? Ranieri nuk e kupton që bëhet fjalë për një talent të madh?”. Një pyetje që Ranieri i ka kthyer menjëherë përgjigje: “Nuk e aktivizova Giovincon, sepse Camoranesi mbetet gjithmonë Camoranesi dhe në rolin e tij mund të bëjë ndonjë “magji”. Justifikimet janë të shumta, por ajo që dëmtohet është Juventusi dhe tifozët e saj. Bardhezinjtë po largohen çdo javë edhe më shumë nga kreu i klasifikimit, ndërsa drejtuesit e klubit mbrojnë zgjedhjet e bëra nga trajneri.

Nuk ka komente: