e shtunë, 13 shtator 2008

Real do tё fitojё 5 milionё nёse Cassano kalon nё Juve

Mediat spanjolle kanё përcjellё lajmin se Real Madrid do tё fitojё pesё milionё euro, nёse Antonio Cassano kalon nё Juventus gjatё verёs sё ardhshme.Tuttosport bёri tё ditur sё fundi se Juve tashmё ka arritur marrëveshje pёr transferimin e Cassanos. Edhe pse kёto supozime janë mohuar, AS ka shkruar sot se Real do tё fitojё 5 milionё euro, nёse njё marrëveshje e tillё realizohet. Cassano kaloi nё Sampdoria nga radhёt e Real Madridit dhe pёr kёtё transferim ekipi nga Genova nuk harxhoi asgjë. Megjithatё, klubi spanjoll ka venё njё klauzulё sipas sё cilës do tё duhet tё fitojё 5 milionё euro, nёse Cassano nё katёr vitet e ardhshme largohet nga Sampdoria.Nё kёtё mёnyrё, Reali do t’i kthejё po thuajse tё gjithё paratё qё i kishte ndarё pёr angazhim tё sulmuesit italian, i cili kaloi nё Bernabeu nga Roma, nё janar tё vitit 2006 pёr njё shumё prej 6 milionё eurosh.

Nuk ka komente: