e shtunë, 13 shtator 2008

Trezeguet verteton interesin e Barcelones

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet theksoi se kete vere skuadra e Barcelones ka kontaktuar me te. Katalonasit te udhehequr nga trajneri i ri Josep Guardiola kete vere jane munduar te angazhojne David Trezeguet. Drejtuesit e Barcelones ne disa raste arriten ne Torino, por Juvja i ka refuzuar ofertat e spanjolleve. Trezeguet ne nje interviste dhene per gazeten Tuttosport vertetoi kontaktin me Barcelonenm dhe thote se eshte i mahnitur nga interesi i nje klubi te madh. "Skuadra e Barcelones dhe trajneri i tyre, Pep Guardiola kontaktuan me mua dhe donin te kaloje ne radhet e tyre". - tha Trezeguet. "Skuadra e cila luan shume futboll te bukur me deshironin dhe ajo domethene shume, ajo tregon se kam te bere dicka mire".

Nuk ka komente: