e martë, 23 shtator 2008

Amauri i lumtur me formën e tij

Ylli i ri i Juventusit, Amauri është shumë i lumtur për momentin nëpër të cilin po kalon te skuadra e tij e re. Në fakt, ai për herë të dytë me radhë ishte përcaktues në fitoren e Juventusit. Braziliani shtatlartë, i cili u bashkua me Juventusin gjatë kësaj vere nga Palermo për 22 milionë euro, tashmë ka filluar ta shpaguajë investimin e drejtuesve të "Zonjës së Vjetër", pasi realizoi edhe golin e fitores në ndeshjen ndaj Cagliarit (1:0). "Sigurisht se ky është një moment i lumtur për mua. Unë vetëm po bëjë përpjekje që ta shfrytëzojë rastin që ma jep trajneri. Kjo fitore është për skuadrën", ka thënë Amauri. Futbollisti brazilian së shpejti do të pajiset me pasaportë italiane dhe sigurisht se do të mund të përfshihet në kombëtaren italiane, duke pasur parasysh faktin se ai nuk është paraqitur asnjëherë në fanellën e kombëtares së Brazilit.

Nuk ka komente: