e shtunë, 13 shtator 2008

Juvja me tre sulmues kunder Udineses

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri ne konferencen e sotshme para ndeshjes se neserme kunder Udineses zbuloi se planifikon te filloje ndeshjen me tre sulmues. Ranieri planifikon ta lere David Trezeguet ne pankine per ta ruajtur per ndeshjen e se merkures kunder Zenitit ne Ligen e Kampioneve, kurse sulmuesit e tjere mund t'i leshoje qe nga minuta e pare. "Gjithcka eshte e mundur. Mundemi te luajme me tre sulmues neser, sikurse luan edhe Udinese. Po mendoj per kete varijante nje kohe te gjate dhe nuk eshte e cuditshme te ndodhe" - komentoi Ranieri. Ranieri do te mate Amaurin, Del Pieron dhe Iaquintan. Mirepo shume e mundur eshte qe Iaquinta dhe Amauri te jene ne tandem ne sulm ne stadiumin Olimpico, kurse Del Piero dhe Trezeguet te fillojne ne njembedhjeteshen e pare te merkuren ne ndeshjen e Liges se Kampioneve ku do te ndeshen me fituesin e UEFA Cup-es vitin e kaluar, me Zenitin nga Shen Petersburgu.

Nuk ka komente: