e martë, 23 shtator 2008

Trezeguet mund të mungojë pesë muaj!

Sulmuesi francez në radhët e Juventusit, David Trezeguet, do t'i nënshtrohet operimit të gjurit, pas së cilit e pret një periudhë e gjatë shërimi, ka bërë të ditur klubi torinez. Trezeguet është lënduar në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Zenit Sant Petersburgut, e cila përfundoi me fitoren e "Zonjës së Vjetër", 1:0. "Periudha e shërimit të gjurit do të zgjasë së paku tre muaj e gjysmë, kurse maksimalisht mund të shkojë deri në pesë muaj. Ky lëndim nuk është i lidhur me problemet e mëparshme të gjurit të Trezeguet", thuhet në kumtesën e Juventusit.

Nuk ka komente: