e shtunë, 13 shtator 2008

Legrottaglie “Rikthimi në Kombëtare ishte pozitiv për mua”

Mbrojtësi Nicola Legrottaglie është rikthyer në formacionin titullar të Italisë pas një kohe të gjatë mungese dhe sigurisht që Marcello Lippi ka bërë mjaft mirë që ka besuar tek ai. I sigurt në dyluftimet ajrore, mbrojtësi i Juventusit tashmë mund të kandidohet si një pikë e fortë e Italisë për ndeshjet e ardhshme, ashtu siç premton edhe vetë lojtari: “Jam shumë i lumtur që kam mundur të rifitoj fanellën e Italisë. Rikthimi në këtë skuadër ishte një emocion i madh dhe tani e tutje do të bëj më të mirën time që të jap edhe unë kontributin tim në arritjen e fitimit të titullit botëror. Kemi një skuadër të organizuar mirë dhe të drejtuar nga një trajner i madh si Lippi, kështu që është mëse e mundshme një përsëritje e suksesit të arritur në 2006-n, në Gjermani”, shprehet mbrojtësi italian, Nicola Legrottaglie.

Nuk ka komente: