e diel, 21 shtator 2008

Serie A: Cagliari - Juventus, Amauri sërish hero


Amauri është bërë heroi i Juventusit për javën e dytë radhazi duke shënuar golin e vetch në ndeshjen e zhvilluar në Sardenia kundër Cagliarit. Zonja e Vjetër e filloi ndeshjen me mungesa të shumta në formacionin bazë si pasojë e lëndimeve të shumta në skuadër. Cristiano Zanetti, Jonathan Zebina, Mauro Camoranesi, Alessandro Del Piero dhe David Trezeguet përbëjnë listën e lojtarëve të cilët munguan në ndeshjen e sotme. Mirëpo, pavarësisht këtyre mungesave, Bianconerët arritën t’i arkëtojnë tre pikë të reja falë formës së mirë të cilën është duke shfaqur sulmuesi i transferuar nga Palermo këtë sezon, Amauri. Mungesa e dy sulmuesve kryesor e detyroi trajnerin, Claudio Ranieri, që në sulm të luajë me dyshen, Amauri dhe Vincenzo Iaquinta. Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën 39’, kur pas një krosimi të Marchionnit, Iaquinta e goditi lehtë, ndërsa Amauri reagoi shpejtë duke gjuajtur topin në portën e Cagliarit.

Të dhëna rreth ndeshjes: CAGLIARI-JUVENTUS 0-1 (0-1)

Golashenues: 39’ Amauri.
CAGLIARI: Marchetti; Pisano, Lopez, Bianco, Agostini; Fini (62’ Jeda), Biondini, Cossu; Parola (78’ Lazzari); Matri, Larrivey (46’ Acquafresca). Ne dispozicion: Lupatelli, Astori, Matheu, Burrai. Trajner. Allegri.

JUVENTUS: Buffon (46’ Manninger); Salihamidzic, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Marchionni, Sissoko (59’ Tiago), Marchisio (74’ De Ceglie), Nedved; Amauri, Iaquinta. Ne dispozicion: Knezevic, Legrottaglie, Rossi, Giovinco. Trajner. Ranieri.
Arbitër kryesor: Brighi nga Cesena.
Të ndëshkuar me karton të verdhë: 47’ Bianco, 66’ Marchisio.

Nuk ka komente: