e premte, 12 shtator 2008

Buffon dhe Di Natale paralajmërojnë njëri-tjetrin

Gianluigi Buffon dhe Antonio Di Natale kanë filluar t’i lëshojnë fjalë njëri-tjetrit para përballjes së tyre të dielën. Udinese e viziton Zonjën e Vjetër në Stadio Olimpico të Torinos në javën e dytë të Serie A, ndërsa pritet që ndeshja të jetë emocionuese. “Udinese ka një sulm të mrekullueshëm dhe pak skuadra janë si ata. Ne duhet të shfaqim maksimumin në lojë dhe të përqendrohemi të mos na befasojnë. Kam folur me Di Natalen dhe i kam thënë se ai duhet të jetë i lumtur me golat që ia ka shënuar Qipros sepse nuk do të shënojë në këtë ndeshje”, ka thënë portieri i Juves Gianluigi Buffon. “Juventusi më jep shumë motivacion dhe unë dëshiroj ta përsëris atë që bëra kundër Qipros kur të luaj me ata. Gigi është një mik i mirë i imi, mirëpo dëshiroj ta mposht të dielën”, ka thënë sulmuesi i Udines, Antonio Di Natale.

Nuk ka komente: