e martë, 23 shtator 2008

Ranieri: Mendoj për Catanian jo për Scudetton

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se ende është herët të mendohet për Scudetton, ndërsa aktualisht vëmendja e tij është vetëm te ndeshja e të mërkurës kundër Catanias. “Është paksa herët të flitet për garën për Scudetto ndërmjet Interit dhe Juventusit, sepse gjithçka është e hapur. Aty është Milani, Roma, Fiorentina dhe Lazio, duke mos harruar Napolin dhe Sampdorian”. “Jam duke menduar për ndeshjen kundër Catanias, sepse pres që të zhvillojnë një lojë të ngjashme sikurse ajo kundër Interit”. Nga an tjetër mësohet se kapiteni i skuadrës, Alessandro Del Piero, është rikuperuar plotësisht dhe pritet të inkuadrohet nga minuta e parë në sulm bashkë me Amaurin. Derisa Camoranesi ende nuk është i gatshëm në lojë, tanimë dihet mungesa e gjatë e David Trezeguet, i cili i është nënshtruar operacionit.

Nuk ka komente: