e enjte, 17 prill 2008
Arsenal dëshiron ta rrëmbejë Amaurin
Arsenali dëshiron t’ia rrëmbejë Amaurin nga dora Juventusit, njofton Gazzetta dello Sport. Sulmuesi i Palermos konsiderohet njëri nga sulmuesit më të mirë në Serie A, dhe besohet se Juventus ka arritur një parakontratë për ta transferuar atë në Torino.Mirëpo ekziston një ngecje në këmbimin e lojtarëve Bianconerë në vend të pagesës prej 25 milionë euro. Raffaele Palladino dhe Antonio Nocerino kanë refuzuar të transferohen në Sicili, ndërsa Claudio Ranierit nuk i pëlqen që t’i lëshojë Sebastian Giovincon, Paolo De Ceglien dhe Claudio Marchision. Në këtë mospajtim, dëshiron të ndërhyjë Arsenali, i cili jo vetëm që do të paguajë çmimin e brazilianit, por do t’i ofrojë atij pagë më të lartë se Juventusi, duke e paguar 4 milionë euro në sezon. Menaxheri i Topçinjëve, Arsene Wenger, ka qenë i kritikuar pasi që nuk ka sjellë në skuadër asnjë lojtar me përvojë verën e kaluar, kështu që ai shpreson se 27-vjeçari i Palermos do t’ia zgjidhte këtë problem në sezonin e ardhshëm.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment