Klubi më i suksesshëm i Italisë, Juventus, po perballet me historine me te lakmueshme ne Itali dhe Bote. Juventus u formua më 1 nëntor të vitit 1897 nga një grup studentësh tinejxherë, të cilën e zgjodhën emrin Klubi Futbollistik Juventus (Juventus Football Club) qe rrjedh nga gjuha latine Iuventus që në përkthim të gjuhësh shqipe don të thotë Rini. As edhe në ëndrrat më të çmendura të këtyre djelmoshave nuk ishte parashikuar se krijimi i tyre do të shndërrohej në klubin më të suksesshëm italian dhe një nga më prestigjiozët në botë. Liga e parë italiane filloi në vitin 1898, duke u luajtur në mes katër ekipeve në një ditë, por Juventus mbeti jashtë kësaj për të gjetur vendin vetëm në vitin e ardhshëm, me veshjet e para zyrtare të cilat ishin të trëndafilta. Në vitin 1903 klubi filloi të veshë kostumet e tyre të famshme bardh e zi, pasi që një lojtar anglez solli në klub disa këmisha të klubit Notts Country nga Anglia. Scudetto (titulli i ligës italiane) arriti në këtë klub për të parën herë në vitin 1905, i vetmi çmim i madh i fituar deri sa filloi era e Agnellit në vitin 1923. Pjesa tjetër, siç thonë, është histori. Që prej atëherë Juventus ka fituar rekord 27 skudeto, nëntë Kupa të Italisë, dy Liga të Kampionëve, tre Kupa UEFA, një Kupë të Fituesve të Kupave, dy Kupa Internacionale dhe dy Superkupa Evropiane. Klubi nga Torino ka pasur në gjirin e saj disa nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit që kanë luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë, përfshirë këtu Michel Platinin, Dino Zoff, John Charles, Gaetano Scirea, Omar Sivori dhe Zinedine Zidane etj.
e diel, 20 prill 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment