e hënë, 28 prill 2008
Napoli do të nënshkruajë me Iaquintan
Drejtori sportiv i Napolit, Pierpaolo Marino, ka konfirmuar se ai dëshiron të nënshkruajë me Vincenzo Iaquintan dhe është i bindur se do ta marrë nxehësin e stolit të Juves. Iaquinta ka nënshkruar këtë verë për Juventusin pas transferimit nga Udinese, mirëpo ai nuk ka gjetur vend në sulmin e Zonjës së Vjetër, pas formës së shkëlqyer të Alessandro Del Pieros dhe bomberit të pazëvendësueshëm, David Trezeguet. Ardhja e Amaurit dhe kthimi i Sebastian Giovincos, ia kufizon edhe më shumë kohën e lojës sulmuesit italian. Javën e kaluar shtypi italian kishte shkruar se drejtori i Napolit, Pierpaolo Marino, dëshiron të nënshkruajë me Vincenzo Iaquintan, ndërsa Marino tanimë e ka konfirmuar interesimin e skuadrës së tij. “Ai do të formojë një dyshe të shkëlqyer me Ezequiel Lavezzin. Tanimë nuk dëshirojmë të transferojmë Alberto Gilardinon dhe Christian Vierin. Jam i bindur se sezonin e ardhshëm, Iaquinta do të luajë për ne”, ka thënë Marino.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment