Juventus i ka dhënë leksion futbolli ekipit të Atalantas, pasi që ka shënuar fitore bindëse, prej 4-0, tre prej të cilëve gola i shënoi kapiteni i bardhezinjve, Alessandro Del Piero.Bardhezinjtë erdhën tek goli i parë me anë të Legrottaglie që në çastet e para të ndeshjes (1’), ndërkohë që pesë minuta më pas erdhi edhe goli i parë i sulmuesit veteran Alessandro Del Piero, i cili shënoi tregolësh (6’, 33’ dhe 66’), duke i dhuruar kështu Juventusit fitoren e thellë. Kjo fitore ngushton në pesë pikë diferencën e pikëve të Juventusit (që gjendet në pozitën e tretë) me ekipin e pozitës së dytë, Romën, që dje barazoi në fushë të vet me Livornon. Luajtem shume hapur dhe shume loje sulmuese. Ranieri kishte vendosur qe te fitohet cdo kundershtar i ardhshem. Kjo i dha nje kurajo te madhe lotjareve bardhezinj dhe gjithcka na shkoi sipas planit. Edhe njehere ne qender te vemendjes nje "Shtylle e madhe gjigante", Alessandro Del Piero. Ai na solli edhe kete fitore te madhe. Golin e pare te ndeshjes e shenoi Legrottaglie me nje krosim pikerisht nga Alex. Tre golat e tjera vijne nga Pinturicchi, i cili edhe njehere deshmoi se eshte i pari i cili duhet marre bileten per ne Euro 2008.
Te dhena rreth ndeshjes Atalanta - Juventus
Golashenues: Legrottaglie 1, Del Piero 6, 34, 65
Atalanta: Coppola; Rivalta, Carrozzieri, Manfredini, Bellini; Ferreira Pinto, Tissone, Guarente (De Ascentis 71), Langella (Padoin 46); Floccari, Paolucci (Marconi 46). Trajner: Luigi Del Neri.
Juventus: Buffon; Grygera, Legrottaglie, Stendardo, Molinaro; Camoranesi (Marchionni 71), Nocerino, Zanetti (Tiago 62), Nedved; Del Piero (Palladino 77), Trezeguet. Trajner: Claudio Ranieri.
Te ndeshkuar me karton te verdhe: 5’ Langella, 19’ Molinaro, 64’ Bellini, 77’ Carrozzieri. 88' Legrottaglie.
Arbitri: Trefoloni nga Siena.
e diel, 20 prill 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment