e enjte, 10 prill 2008
Juve arrin marrëveshje për Amaurin
Sipas gazetës italiane "Corriere dello Sport", Juventusi ka arritur marrëveshje me Palermon për transferimin e Amaurit. Sulmuesi brazilian ka kryesuar listën e transferimeve të Juventusit për disa javë rresht. Sipas “Corriere” drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, është pajtuar me homologun e tij nga Palermo, Rino Foschi, për të nënshkruar me Amaurin për një vlerë prej 10.5 milionë eurosh, plus Antonio Nocerinon dhe Marco Marchionnin. Bosi i Juventusit, Claudio Ranieri, është shumë i kënaqur me këtë marrëveshje, sesa atë të mëparshmen sipas së cilës, Secco ishte pajtuar të nënshkruante me Amaurin për 15 milionë euro plus lojtarët e rinj, Sebastian Giovinco, Paolo De Ceglie dhe Claudio Marchisio, të cilët pritet të kthehen te Zonja e Vjetër. Sa i përket Amaurit, ai do të jetë në konkurrim me Alessandro Del Pieron, David Trezeguet dhe Vincenzo Iaquintan, për ta fituar një vend në skuadrën bazë të Bardhezinjve.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment