e martë, 22 prill 2008

Zambrotta do të kthehet te Juventus?

Sipas gazetës spanjolle "Sport", ylli i Barcelonës, Gianluca Zambrotta, ka vendosur për një rikthim sensacional te Zonja e Vjetër. Mbrojtësi i krahut kishte kaluar shtatë sezone të suksesshme te Juventusi para se të largohej nga Bardhezijntë si pasojë e krizës së Calciopolit në verën e vitit 2006. Ndërsa pas vetëm dy sezonesh te Barca, Zambrotta dëshiron të kthehet në Itali, pasi që gruaja e tij Valentina është përmalluar për vendlindjen. Shtypi italian vazhdimisht ka aluduar për një transferim të 31-vjeçarit te Milani, mirëpo sipas numrit të sotëm të gazetës “Sport”, Juventusi mund ta rikthejë në Torino ish-lojtarin e vet.

Nuk ka komente: