"As që duhet të na shkojë në mendje që të çlodhemi! Parma do të ketë një shpirt të madh mbijetese, nuk e meriton vendin që ka në renditje dhe takimi i fazës së parë na mëson që duhet të luajmë si Juvja e vërtetë, për t'i mundur." Claudio Ranieri i ka paralajmëruar djemtë e tij: fitorja ndaj Milanit thuajse ia ka garantuar Juventusit kualifikimin në Ligën e ardhsme të Kampioneve, por ndalohet çdo shpërqendrim i mundshëm, sepse Parma, që do të mbërrijë sot në Olimpico për ndeshjen e prapambetur, që nuk u luajt për shkak të vdekjes së tifozit të verdhebluve, Mateo Bagnaresi, do të shkojë në Torino me thikën ndër dhëmbë, në kërkim të pikëve të shpëtimit. "Nuk do t'ua falja lojtarëve të mi, po t'i shihja të çlodheshin, - shtoi trajneri bardhezi, gjatë konferencës për shtyp. - Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë deri tani: të qëndrojmë të përqendruar, me dëshirë dhe të bashkuar. Duhet ta rrahim hekurin sa është i nxehtë!" Kampionati është i domosdoshëm, por edhe merkatoja ka nisur të zërë një vend të rëndësishëm në strategjitë e klubit bardhezi: "Tre sulmuesit tanë po paraqiten mirë, për të tjerët nuk flas. Por, nëse kërkojmë Amaurin, këtë e bëjmë mbase sepse vitin e ardhshëm do të kemi një veprimtari më shumë". Sot Juventusi dhe Palermo do të takohen për të biseduar për brazilianin, por Claudio Ranieri nuk ka aspak ndër mend të ndërhyjë në këto punë. "Unë flas vetëm për lojtarët që kam, - tha trajneri i Juves. - Për të tjerët do të flas vitin e ardhshëm, pasi t'i kem në skuadër. Megjithatë, për këto gjëra duhet të flisni me klubin, pasi mua më duket e qartë arsyeja se përse kërkojmë një sulmues tjetër."
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka grumbulluar 19 lojtarë për ndeshjen e sotme ndaj Parmës. Mungojnë Sissoko (si pasojë e goditjes së fortë që mori në kavilje ndaj Milanit), të dëmtuarit Zanetti dhe Zebina; s'do të jetë as Iaquinta, i cili është ndalur nga një problem muskulor. Ndërkohë, është kthyer Nedvedi, për të cilin është grumbullimi i parë, pas traumës kafkore që pësoi në Palermo. Në listë kanë qenë edhe dy lojtarë të të rinjve: mesfushori Castiglia dhe sulmuesi Essabr.
e mërkurë, 16 prill 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment