e mërkurë, 16 prill 2008
Ranieri: S’ka vend për Palladinon
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka pranuar se ai e dëshiron në klub Amaurin, ndërkohë që ka lënë të kuptohet për largimin e mundshëm të Raffaele Palladinos."David Trezeguet, Alessandro del Piero dhe Vincenzo Iaquinta po luajnë shumë mirë. Arsyeja që ne e dëshirojmë Amaurin është se vitin tjetër do të marrim pjesë në më shumë gara”, ka thënë Ranieri, i cili nuk e ka përmendur emrin e Palladinos. “Në çdo rast un do të flas vetëm për lojtarët të cilët i kam në skuadër, ndërsa për ata që mund t’i kemi sezonin e ardhshëm do të flas vetëm atëherë”, ka folur prerë bosi i Bardhezinjëve. Sonte Juventus ndeshet me ish-skuadrën e Ranierit, Parmën, për ndeshjen e mbetur të javës së 31 në Serie A. Zonja e Vjetër luan në shtëpi dhe pritet ta përforcojë vendin e tretë, dhe të jetë më konkurruese për vendin e dytë i cili çon drejtpërdrejtë në Champions League.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment