e shtunë, 19 prill 2008

Trezeguet: Goli ndaj Parmës ishte jashtë loje

David Trezeguet dukej shumë i kënaqur: "Jemi me njërën këmbë në Champions". Qendërsulmuesi i Juventusit ka reflektuar pas fitores së arritur nga bradhezinjtë në ndeshjen e prapambetur të javës së 31-të ndaj Parmës. "Jemi shumë pranë Championsit, ‑ tha Trezeguet për "Sky"-in. ‑ Ishte një ndeshje e rëndësishme. Edhe një tjetër fitore dhe jemi thuajse matematikisht në Champions. Do të shkojmë të fitojmë që të dielën në Bergamo ndaj Atalantës, pasi duam ta arrijmë menjëherë objektivin." Francezi është në lojë edhe për çmimin e golashënuesit më të mirë: "Dua të vazhdoj të shënoj, ndodhem pranë Borriellos, i cili po zhvillon një kampionat të shkëlqyer, - tha Trezeguet. - Dua të vazhdoj të shënoj dhe të fitoj renditjen e golashënuesve. Duhej një paraqitje e rëndësishme, sepse ekipet e vogla na kishin krijuar goxha vështirësi. Shpresojmë ta mbyllim sa më mirë kampionatin. Goli ndaj Parmës? Po, është e vërtetë, e shënova në pozicion jashtë loje. E pranoj, ishte diçka e dukshme." Trezegeuet e lavdëroi trajnerin Ranieri ("Po luajmë një kampionat shumë të mirë, mund të përmirësohemi, por Ranieri po punon mirë."), dhe më pas foli për të ardhmen. "Në të ardhmen, me blerjet e reja mund ta fitojmë titullin, - shpjegoi numri 17 i Juves. - Amauri? Nëse do të vijë te ne, me siguri do të na ndihmojë, sepse do të luajmë në Champions dhe do të kemi nevojë për një lojtar si ai. I ka të gjitha karakteristikat për të luajtur te Juvja. Ndërkohë, duke qëndruar te Amauri, shtypi italian ka paralajmëruar dje Juventusin se sulmuesi brazilian lakmohet edhe nga skuadra të tjera, si për shembull Arsenali i Londrës, i cili paska nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit. Lajme që vijnë nga një marrëveshjeje paraprake mes Palermos dhe Juves për blerjen e lojtarit për sezonin e ardhshëm.

Nuk ka komente: