e mërkurë, 23 prill 2008

Juve - Milan, duel mllefesh në merkato

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka reaguar me ashpërsi ndaj komenteve të Jean-Claude Blanc, se Juventus është favorit për të nënshkruar me Matthieu Flamini. Milani dhe Juvnetusi aktualisht janë ngatërruar në përleshje për të nënshkruar me Flaminin, që duket se është i vendosur të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, kur kontrata e tij skadon. Drejtori menaxhues i biankonerëve, Jean-Claude Blanc, kishte shprehur dje bindjen se do të arrijë të nënshkruajë me francezin, duke deklaruar se ata ishin përpara Milanit në radhë. “Ne kemi avantazhin. Si fëmijë, Flamini ka qenë tifoz i Juventusit. Ne kemi projektin sportiv dhe do të jemi në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, ndërsa Milani jo”, ka thënë Blanc. “Kampioni i Kupës Botërore të Klubeve, nuk mund t’i kundërpërgjigjet një ekipi të porsa-promovuar në Serie A, Juventusit”, është përgjigjur Galliani.

Nuk ka komente: