
Sezonin e ardhshëm do të ketë dy veprimtari, ndaj do të duhen përforcime: "Pak a shumë, do të na duhen dy lojtarë në çdo rol." Camoranezi mund ta pranojë, përfundimisht, rolin e "xholit" në mesfushë. "Kur nuk ishte Camoranezi, e ndienim shumë mungesën e një lojtari me karakteristikat e tij. Ai e di se çfarë mund të japë në atë rol dhe ka ende vend për shumë përmirësime. Por nuk mund të jetë si Diego, sepse braziliani ka tipare më sulmuese. Kamoranezi ngopet duke i dhënë asiste shokëve." Ndërkohë, Del Piero dhe Trezeguet, janë në konkurrencë me Borriellon, për titullin e golashënuesit. Kush do të fitojë? "Shpresoj ta fitojë njëri prej dy lojtarëve tanë, duhet ta arrijnë këtë edhe për Juventusin."
YLLI I TRETË - Askush nuk e ndalon: as Federata dhe as Lega. Ylli i tretë i josh të gjithë tifozët juventinë dhe është diçka që mund të realizohet sa më shpejt. "Një skuadër mund të vendosë sa yje të dojë në fanellën e saj, nuk ka ndonjë rregullore që e përcakton çështjen dhe nuk është Lega, ajo që ka kompetenca për këtë, - kështu është shprehur zëvendëspresidenti i Lega Calcio, Fabio Santoro. - Është një çështje etike. Nëse Juventusi do të donte të vendoste yllin e tretë, në rastin kur të fitojë edhe një tjetër kampionat, kjo është një çështje e saj dhe nuk përbën aspak një shkelje të rregullave. Por e vetmja gjë që duhet kujtuar është se, për sa i takon librit të artë zyrtar të Lega Calcio, titujt e bardhezinjve janë 27, jo 29." Me pak fjalë, është gjithçka në duart e klubit bardhezi, i cili, gjithsesi, vetëm sa e ka shqyrtuar këtë hipotezë. Mbase në shenjë kundër tersit ose për çështje etike, nuk është vendosur ende asgjë. Mbeten vetëm deklaratat e drejtuesve, si: Cobolli Gigli dhe Jean-Claude Blanc, të cilët mbeten të bindur se skuadra ka fituar në fushë 29 tituj.
Nuk ka komente:
Posto një koment