e hënë, 28 prill 2008
Juvja, pas 2 vjetësh, kthehet në Champions
Misioni u arrit në shtëpinë e Juventusit. Pas dy vjetësh mungesë, "Zonja e vjetër" kthehet, të luajë në futbollin prestigjioz të Ligës së Kampioneve. Duhet të kalojë përmes turit paraeleminator, një herë, por është e vështirë të imagjinohet për një "vetvrasje" të bardhezinjve, pas ecurisë së shkëlqyer të këtij sezoni. Claudio Ranieri, në fund të fitores bindëse, 5-2, kundër Lazios, i ka falënderuar të gjithë lojtarët e skuadrës: "Një falenderim i madh, sepse nuk ishte e lehtë, - tha trajneri bardhezi. - Djemtë e kërkuan me çdo kush Champions-in dhe e arritën, urime të gjithëve. Nuk ishte e lehtë të ishim të tretët, që në javën e tretë të kampionati, e deri tani. Grupi zhvilloi një kampionat fantastik, kanë qenë të aftë që i kanë ndjekur këshillat e mia menjëherë. Nuk ishte e lehtë as për mua të vija te Juvja, të ndërtoja dhe të isha menjëherë fitues. Mund të bënim më shumë? Edhe kaq mjafton. Shoh një skuadër që ka një personalitet të madh, e di atë që do dhe arrin ta marrë menjëherë."
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment