e shtunë, 12 prill 2008

Thuram: Juventus më i mirë se Milani

Mbrojtësi i Barcelonës, Lillian Thuram, parashikon se Juventus do ta mposhtë Milanin në ndeshjen e sotme kur dy gjigantët italian do të takohen në Torino.“Isha në Juventus për pesë vite dhe ishin të mrekullueshëm. Kam qenë me fat që kam luajtur në disa prej ekipeve më të mëdha gjatë karrierës time”, ka thënë Thuram.“Milan nuk po luan mirë, por Juventus është në formë të mirë. E pashë ndeshjen kundër Interit dhe bardhezinjte ishin të jashtëzakonshëm. Del Piero ishte spektakolar dhe Trezeguet kurrë nuk ndryshon, ai gjithmonë shënon”, ka shtuar francezi. Juventus mund ta forcojnë pozitën e tretë nëse shënon fitore ndaj Milanit, duke forcuar kështu edhe ambiciet për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, por një synim të tillë ka edhe Milan, andaj edhe pa dyshim, ndeshja e sotme do të jetë ndër sfidat më interesante të sezonit në Serie A.

Nuk ka komente: