e enjte, 3 prill 2008

Ranieri nuk dorëzohet

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka pohuar për "Gazzetta dello Sport" se titulli i kampionit në Serie A ende është i arritshëm. Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe 8 javë deri në përfundim të kampionatit, kurse Juventusi ngec madje 11 pikë ndaj Interit, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar, Ranieri mendon se ende nuk ka përfunduar asgjë. "Rezultatet e mira mund t'i arrini vetëm nëse keni synime të mëdha. Derisa edhe matematikisht nuk do të rrëzohemi nga lufta për titull, unë do të besoj ende se mund ta fitojmë titullin. Natyrisht se për të arritur këtë gjë do të jetë tepër e vështirë, ngase duhet të ndodhin shumë gjëra që ne të bëhemi kampionë, por ka pasur raste të tilla. Është mirë ta kesh një ëndërr dhe të mundohesh ta realizosh atë", është shprehur Ranieri, duke shtuar: "Më së shumti më vjen keq që kemi humbur pikë ndaj skuadrave të fundit të renditjes, ngase tash nuk do të ishim nën Interin dhe Romën".

Nuk ka komente: